Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, gjatë ditës së djeshme, ka pasur një aksion humanitarë në Komunën e Vitisë, në këtë kohë, kur kjo komunë po përballet me pandeminë e koronavirusit por ai ketë e ka bërë duke ndihmuar me këto ndihma vetëm pjestarët e komunitetit serbë. Burimet tona mësojnë se Ministri serb Jevtiq, ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave vetëm për familjet serbe duke anashkaluar dhe i injoruar komunitetet tjera që jetojnë këtu si kroatët dhe ashkalinjtë dhe egjiptian, ani pse Ministria që ai drejton është e thirrur për të punuar në interes të të gjitha komuniteteve.
E në një prononcim të tij lidhur me këtë aksion, Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka thënë është në dijeni se Ministri Jevtiq, ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave për serbët por se ai nuk ka takuar dikë nga përfaqësuesit e komunës.
Sipas Sokol Halitit, ky aksion është ndërmarrë pa një bashkëpunim me zyrën e kryetarit dhe as me komitetin emergjent lokal në Viti, ku bëjnë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve, lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.
Haliti thotë se Ministri me verimin e tij, ka bërë diskriminim ndaj familjeve në nevojë dhe ka anashkaluar institucionet komunale, gjatë këtij aktiviteti humanitarë.
“Kemi informacione se z. Jevtiq, ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave vetëm për komunitetin serb, por i rikujtojmë se ai është Ministër në detyrë, në Republikën e Kosovës, për të gjithë qytetarët e vendit, veçanërisht në këtë kohë të pandemisë të mos bëhen diferencime në baza etnike apo fetare, sepse lufta ndaj pandemisë është luftë e përbashkët dhe në interes të shëndetit publik”, u shpreh Haliti.
“Aksioni “Të fitoj jeta” që pretendohet me u ndihmu rreth 18 komuna të Kosovës sipas asaj qka shkruhet në Vebfaqen zyrtare të kësaj Ministrie do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me komunat, në përputhje me të gjitha masat e përcaktuara mbrojtëse për përfaqësuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe vullnetarët që marrin pjesë në shpërndarjen (300) të paketave të ndihmës, ku përfitim të drejtpërdrejtë kanë afërsisht 907 persona “, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Komunitete. Merret vesh se pako me ushqim dhe higjienë me 2 prill janë shpërndarë edhe në Komunën e Kllokotit nga kryetari i kësaj Komune bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit, të udhëhequr nga Ministri Dalibor Jevtiq.
Kryetari i Kllokotit, Bozidar Dejanoviç, ka thënë se ndihmat vijnë nga një donator anonim nga Mitrovica e Veriut e në foto shihet se pakot kanë logon e aksionit të Ministrisë në këtë kohë të pandemisë. Aziz Zuka