Viti

Të strehuarit nga SHBH ”Nëna Tereze” kanë nevojë për gjëra ushqimore

Në komunën e Vitisë ka disa ditë që janë formuar Komisionet përkatëse si në nivel komunal ashtu edhe atyre të shoqatave humanitare me qëllim të grumbullimit të gjëra ushqimore dhe të tjera për të prekurit nga tërmeti I 26 Nëntorit në Shqipëri ku shumë vëllezër tanë mbeten pa kulm mbi kokë, por edhe pa gjëra të nevojshme ushqimore dhe në veshmbathje.

Sot vizituam Zyrën Regjionale të SHBH ”Nëna Tereze” me seli në Viti ku nga aty morëm informacione lidhur me ecurinë dhe zhvillimet që po bëhen lidhur me aksionit për ndihma. Nga dora e parë lidhur me ecurinë e aksionit u informuam nga Halit Alidema, Përgjegjës i kësaj Shoqate I cili duke folur lidhur me këtë, veç tjerash na njoftoi se krahas ndihmave në gjëra ushqimore dhe veshmbathje kjo shoqatë është përkujdesur edhe lidhur me vendosjen dhe strehimin e të ardhurve nga Shqipëria dhe vendosja e tyre në qytetet e regjionit.

Alidema na tha se deri sot nga kjo shoqatë kanë gjetur strehim 17 familje e nga këto tri familje pas qëndrimit për një kohë të shkurtër janë kthyer në Shqipëri kurse aktualisht të strehuara janë 14 familje me një numër të theksuar të anëtarëve të familjes e që janë vendosur në komunën e Vitisë, të Gjilanit të Kamenicës të Ferizajt të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Sipas tij, këtyre familjeve u janë ndarë gjëra ushqimore dhe në veshmbathje si shtrojë e mbuloj kurse sipas tij që nga nesër kjo shoqatë do të vazhdojë me grumbullimin e gjërave ushqimore nga më të ndryshmet për çka kanë nevojë më së shumti.

Aziz Zuka

You Might Also Like