Futboll

Mirlind Daku është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Kosovës

Futbollisti u urua nga shokët dhe trajneri i Ballkanit, teksa më pas pati edhe disa fjalë rreth ftesës.

“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e madhe, një ndjenjë e papërshkrueshme me përfaqësu shtetin tënd, e kam bërë një gjë të tillë me U-21, por kur e merr ftesën prej kombëtares A është diçka e pabesueshme, diçka që s’përshkruhet me fjalë”, tha fillimisht Mirlind Daku për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai gjithashtu thotë që kjo ftesë do të ndikojë pozitivisht tek ai dhe në rast se i jepet mundësia ai do të japë më shumë se maksimumin për shtetin e Kosovës.

“Kjo ftesë normalisht është një sukses i jashtëzakonshëm në aspektin profesional, është arritja më e madhe prej që luaj futboll profesional dhe kjo do të ndikojë pozitivisht tek unë, do ta rrisë moralin për me vazhdu përpara, kështu që pres angazhim maksmimal nëse më jepet mundësia, por edhe nëse nuk më jepet – për mua është krenari dhe nder veç që jam i ftuar në këtë përzgjedhje të trajnerit. Do të mundohem të jap më shumë se maksimumin për shtetin e Kosovës”, përfundoi ai.

You Might Also Like