Monografia historike “𝐃𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚 – 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 (𝟏𝟗𝟗𝟓 – 𝟐𝟎𝟐𝟓”) e Dr.Enver Sadikut në duart e protagonistëve
Libri i autorit Enver Sadiku që përfshinë të gjitha kryendeshjet, nga derbi i parë historik, e deri te përballjet e fundit tashmë ka zbarkuar edhe te protagonistët e këtij ballafaqimi.
Ky libër është një arritje e lartë dhe vlerë e shtuar, sidomos për nga dimensioni historik dhe profesional, duke ndërlidhur të kaluarën sportive me aktualitetin dhe perspektivën e sportit në Kosovë.
Sport Club Gjilani falenderon Dr.Enver Sadikun për kontributin dhe përkushtim e dhënë ndër vite për sportin gjilanas dhe komunitetin “kuqebardh”.


