“Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, ishte tema e diskutimit të mbajtur në Prizren nga zyra e Komisionerit për Gjuhët pranë Kryeministrisë së Kosovës.
Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, duke folur për vështirësit dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tha se Komuna e Gjilanit ofron nivel të duhur të zbatimit të ligjit dhe thuajse të githa dokumentet e kërkuara lëshohen sipas kërkesave.
Ajo tregoi se pos përkthyesit e gjuhës sërbe, kanë në funksion edhe përkthyesin për gjuhën e shenjave.
“Ne jemi të hapur të avansojmë edhe më shumë në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.
Për përdorimin e gjuhëve dhe zbatimin e ligjit kanë folur edhe drejtoresha e IOM-it Anna Rostocka. Shefi i UNMIK-ut pêr të Drejtat e Njeriut Jerome Bouyjou, njëherit edhe përfaqësues i Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.
Ndërsa Avokati i Popullit Naim Qalaj, foli për të drejtat gjuhësore që janë element i rëndësishëmi i të drejave të njeriut.
Derisa është prezantuar raporti nga ZKGj-ja “Niveli i zbatimit të Ligit për Përdorimin e Gjuhëve në komuna dhe gjykata.
Po ashtu është diskutuar edhe për zbatimin e ligjit në gjykata dhe iniciativat dhe zhvillimet e certifikimit të përkthyesëve dhe interpretëve gjyqësor, rishtazi për gjuhën rome.