Gjilan

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan hap dyert për vizitë të qytetarëve

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të aktiviteteve policore për nder të njëzet e katër (24) vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës që nga ora 08:00 deri ne ora 16:00 me datën 06.09.2023 do të hapë dyert e të gjitha stacioneve policore dhe drejtorisë rajonale në Gjilan për vizitë të qytetarëve.

Të gjithë vizitorët do të kenë rastin që nga afër të shohin zyrat dhe ambientet e stacioneve policore duke parë dhe njoftuar me punën dhe aktivitetet të cila bëhet në këto ambiente.

Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve të vendit të vet.

You Might Also Like