Futboll

Morina: Nuk qëndruam deri në fund

Arbnor Morina, kryetrajner i Arbërisë

 

“Takimin e nisëm mirë, por nuk arritëm të qëndronim deri në fund, pasi që bëmë disa gabime dhe kundërshtari me shumë kualitet brenda vetës na dënoj. Pavarësisht kësaj humbje futbollistët luajtën mirë, mirëpo kualiteti më i madh te skuadra kundërshtare bëri që disa gabime të bëra të na hakmerren me gola. 

Dua që të ju them gjithë ekspertëve të futbollit të cilët i kam dëgjuar në studiot televizive se Arbëria nuk është për titull. Nuk e di nëse ata e kanë përcjellur Arbërinë, mirëpo objektivi ynë është të ndërtojmë një skuadër stabile për mesin e tabelës.”, përfundoi Arbnor Morina.

 

You Might Also Like