Futboll

Gjilani fiton kryendeshjen ndaj Dritës dhe pikët e shpresës

Gjilani, që me mish e shpirt po lufton për t’i ikur barazhit, ka hyrë në kryendeshje me Dritën për t’i fituar tri pikë e Drita, që dëshironte të dalë së paku në pozitën e dytë kishte po të njëjtin synim, andaj me të drejtë ishte pritur një ndeshje tejet intersante në mes të dy rivalëve nga i njëjti qytet. Pas 90 minutave lojë SC Gjilani ia arriti qëllimit dhe tashti për fatin e tij do të vendosë ndaj Dukagjinit në Klinë, në ndeshjen që luhet në javën që vjen.

Goditja e parë në drejtim të portës ishte nga Besnik Krasniqi, por topi i qëlluar nga ai shkoi mbi portë.

Pas një sulmi të dështuar të Dritës në minutën 12, Gjilani organizoi një kundërsulm të shpejtë me Taipin, i cili shërbeu Shabanin e ky kur u fut në brendi gjeti Kqikun, i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 1:0.

Në minutën 19 Ajzeraj tentoi nga largësia, por topi shkoi mbi portën e Bllacës. Drita ka rrezikuar edhe në minutën 24, kur pas një harkimi nga gjuajtja e këndit, Ovouka topin me kokë e dërgoi deri te Juan Mesa, i cili gjuajti me kokë, por topi për pak shkoi mbi tërthorëse. Sërish ka rrezikuar Drita në minutën 28, kur Ajzeraj shpërtheu nga e majta, harkoi në brendi e aty Huruglica gjuajti me kokë, por topi për pak shkoi jashtë shtyllës së djathtë të Bllacës.

Në minutën 30, pas një harkimi nga këndi, mbrojtja e Gjilanit nuk u kuptua dhe i mundësoi kolumbianit Juan Mesa një mundësi shumë të mirë, por ai nga afërsia gjuajti jashtë portës.

Kur nuk shënon dënohesh dhe kjo u vërejt edhe në këtë ndeshje, ngase në minutën 33, pas një harkimi nga e djathta të Edi Bashkës, gjermano-boshnjaku Jaroviq me kokë e futi topin në rrjetë, ngase më së larti u shkëput me kokë. Situata është shikuar nga sistemi VAR dhe goli është anuluar pasi më herët Shabani ishte në pozitë jashtë loje dhe rezultati mbeti 1:0.

Në minutën 38, për Gjilanin ka rrezikuar Taipi, që gjuajti nga largësia, por portieri Maloku ishte në vend. Në minutën 44, pas një kundërsulmi të shpejtë rast të mirë pati Blerim Krasniqi, por ai qëlloi vetëm rrjetën e jashtme të portës.

Me të nisur pjesëeloja e dytë, pas një harkimi të Eboukas, Blend Baftiu gjuajti me kokë, e topi u përplas për shtyllën e majtë të Bllacës.

Gjilani edhe në minutën 49 është treguar i rrezikshëm në kundërsulm dhe pas një shpërthimi nga e majta, topi erdhi deri te Shabani, i cili e kaloi mbrojtësin e Dritës, Hernandez Mesa dhe me një gjuajte të fortë e futi topin në rrjetë për 2:0 për Gjilanin.

Në minutën 75, Senad Jaroviq pati rast shumë të mirë, por gjuajtjen e tij e priti portieri Faton Maloku. Në minutën e fundit të ndeshjes, gjyqtari pas kartonit të dytë të verdhë e ka përjashtuar nga loja kryetrajnerin e Gjilanit, Gentjan Mezani, por tani po kalonin sekondat e fundit të ndeshjes, por që gjyqtari dha 10 minuta shtesë, që ishte kohë e mjaftueshme për Dritën që të bëjë diç më tepër. Në minutën e pestë shtesë të ndeshjes, Blerim Krasniqi pati rast të mirë të shënojë, por gjuajtja e tij me kokë për pak shkoi mbi tërthorëse. Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Drita ia doli që të shënojë në minutën 100 megjithëse nuk u verjt qartë se a kishte kaluar topi vijën e portës. Golashënues ishte Albert Dabiqaj. Gjilani diti që të mbajë ndeshjen nën kontroll dhe me urti e dërgoi ndeshjen deri në fund, për të ngadhënjyer me rezultat 2:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like