OPINION

Mos heshtni para akteve të egra të dhunës fizike! Mos i falni këto veprime, dujeni veten!

 

DHUNA PRODHON DHUNë (burri vret gruan me shufër metalike në Kamenicë)

 

Arta Haziri Nuhiu

Janë me mijëra raste që ndodhin dhe do të ndodhin përditë përderisa Shteti i dhunon sistematikisht me mos funksionimin e tij për t’i mbrojtur familjet Nga Dhuna! Kjo nënkupton qe dhuna aty s’ka munguar asnjëherë, po kësaj radhe me fatalitet. Kjo të lë me kuptuar që dhuna fizike është pjesë e shoqërisë, e kalohet pa therë në këmbë, për atë psikike, mos te flas hiq. Gratë përjetojnë dhunë psikike alarmante, shpeshherë as nuk janë të vetëdijshme për ketë gjë. MOS HESHTNI PARA AKTEVE TE EGRA TE DHUNES FIZIKE! MOS i FALNI KETO VEPRIME, DUAJENI VETEN! Edhe mësojini vajzat që të jenë të zonjat e vetës dhe mos durojnë asnjë lloj torture qoftë ajo fizike apo psikike! Më mirë të jetosh vetëm se ta qosh dëm jetën nën varësi të egërsirave që njohin vetëm dhunën, Mos u frikësoni nga opinionet e rrethit të egër, ky rreth që do të duhej ta raportonte dhunën kudo që sheh dhe di, e jo të bëhet pjesë e krimit në gjykime të gërditshme ndaj gruas (shpeshherë dhe fatkeqësisht nga gratë vetë) në përkrahje të dhunës ndaj grave! nga Dhuna! Nëse niveli social-kulturor do ishte i kënaqshëm nuk do ndodhte asgjë.

You Might Also Like