OPINION

KRYEUZURPATORËT NUK MUND TË LUFTOJNË UZURPATORËT

NEHAT OSMANI                                                                         01.07.2019​

Sfilatat e shpeshtuara të kryetarit Haziri dhe drejtorëvetë tij, sikur jemi dëshmitarë kohëve të fundit por edhemë parë, po mbizotërojnë skenën e rënduar politike tëKomunës së Gjilanit, kryesisht të shoqëruara me krekosjet dhe satisfaksionet shterpe të kryetarit Hazirie drejtorëve të drejtorive të tij për përvetësimet e sukseseve imagjinare të qeverisjes së tij.

Megjithatë, jashtë ëndrrës, romantizmit, iluzioneve e emocioneve të tyre….na zgjon realiteti i zymtë, vrazhdësiae një qeverisjeje kozmetike “ Alla Luta” të mishëruar ngashumë anomali e interesa, nga tepër pak drejtësi dhe ngaasnjë pikë shprese. 

Kthehemi pra e flasim për këtë botë…, për komunëntonë nga prizmi i syrit optik të një qytetari të thjeshtëtë Gjilanit.

❖ Komuna e Gjilanit po ballafaqohet me mungesën mëtë egër të ujit të pijshëm viteve të fundit, 
❖ punëtorët e komunës së Gjilanit po përjetojnëdiskriminimin më flagrant të të drejtave të tyre ekryetari Haziri vetëm sa u shton vuajtjet duke zgjatur orarin e punës në dëm të tyre, 
❖ karvani i gjatë i ikjeve masive të qytetarëve ngakomuna jonë është më i madhi në Kosovë, 
❖ rastet korruptive të zyrtarëve të tij, 
❖ pronat e uzurpuara sa vien e rriten e shumë tëtjera.

Kësaj rradhe për shkak të kompleksitetit të këtyre temavedhe aktualitetit real ne do fokusohemi dhe trajtojmë vetëm“PRONAT E UZURPUARA DHE UZURPATORËT”

Sa mirë që pas një presioni të vazhdueshëm të LVV përmes kërkesave të përsëritura nëpër të gjithainstancat komunale dhe institucionale, duke filluar ngakomitetet përkatëse, në seancat e përsëritura, ekspozetë e të gjithë asamblistëve të LVV veç e veç e të sinkronizuara, mekanizmave tjerë medial e publik, përmes prononcimeve publike, kumtesave zyrtare, mëpas duke na u bashkangjitur edhe zëra tjerë tëopozitës, më në fund drejtoria për GJKP ka publikuarlistën e “UZURPATORËVE DHE PRONAVE TË UZURPUARA” por natyrisht jo me vullnetin e kryetaritHaziri siq thuhet në komunikatë, dhe sa keq në tënjejtën kohë, që në këtë listë nuk kanë listuar emrat etyre, institucionet e tyre, subjektin e vet.

• Kështuqë tani kemi në shqyrtim dy lista. Ato zyrtaredhe tjetrën të heshtur. Edhe në njërën edhe nëtjetrën dominojnë njerëzit e Lutës, drejtorët e tij, jaranët e tij, subjekti i tij. Në shqyrtim do mbajmëedhe një listë paraprake të publikuar më 2009, sapër krahasim. 

Do hasim në të gjetura interesante: 

1. Nuk është zgjidhur asnjë kontest uzurpimi dhe nukështë liruar asnjë objekt i uzurpuar që nga viti2009
2. Jane shlyer uzurpatorë nga rexhistri i vjetër pa moszgjidhur statusin e kontesteve pronësore
3. Mosgadishmëria e pushtetit për të hulumtuar rastetdhe mbrojtur pronën publike, ka nxitur qytetarët, zyrtarët, në uzurpime të reja.
4. Numri i pronave të uzurpuara është rritur dukshëmqë na shpien te disa konstatime: 

a). se qeveria aktuale dhe kryetari komunës nukkanë vullnet të kthejnë këto prona publike, 

     b). nuk kanë aftësi të luftojnë këto dukuri,

     c). nuk janë të interesuar të procedojnë lëndët nëprokurori.

rrjedhimisht një indikator i qartë për paaftësinë e tyrepër të udhëhequr me  komunën dhe për tu ballafaquarme problemet reale të komunës.

Pashmangshëm na shtrohet pyetja kruciale ndoshta nëkëtë çështje.

Si ka mundësi që KRYEUZURPATORËT TËLUFTOJNË UZURPATORËT?

Ne themi s’ka mundësi. Qytetarët duhet të thonë: s’kamundësi.

Por Më tepër se lista e publikuar NEVE na brengos listae heshtur apo lista e fshehur. 

Edhe sa shokë tjerë e zyrtarë të Lutës janë në këtolista, cilat institucione, cilat subjekte? Këto janëdilemat që rëndojnë mbi qytetarët tanë e subjektintonë.

Përse mundohen me aq ngulm të mbulojnë gjurmët e zhdukin kontekstin, prolongojnë zbardhjen? Me siguriAta e dinë qëllimin sikur ne e dijmë shpjegimin.

E shpjegimi është se ATA vet janë brenda tyre. LDK-ja dhe PDK-ja janë uzurpuesit më të mëdhenj në komunën tonë. Ata tashmë 20 vite kanë uzurpuar selitë e tyre dhe askujt nuk i japin llogari. Dhe nuk figurojnë në listë. Apo ndoshta Lutfi Haziri nuk e di që shtëpia e tij e dytë është në pronë të uzurpuar. Sikur ta dinte mbase do ta publikonte, sikur ta dinte nuk do të vendoste bustin e presidentit historik të LDK-së Ibrahim Rugova në pronë të uzurpuar. Jemi të bindur që vet presidenti Rugova nuk ndihet rehat aty, po të mundte do kërkonte të largohej nga ajo hapësirë apo do kërkonte të legjitimohej ajo.

E shpjegimin thelbësor do duhej t’na jepnin ata vet. Le t’na tregojnë pra si do t’veprojnë me këto raste: 

❖ do t’i detyrojnë të lirojnë ato prona, 
❖ do t’i legjitimojnë uzurpatorët dhe pronat e uzurpuara, 
❖ do t’i detyrojnë të paguajnë pronën e uzurpuar dhe dëmet retroaktivisht të shkaktuara ndër vite apo 
❖ do vazhdojnë të figurojnë edhe mëtej si prona të uzurpuara në listat e pluhurosura të qeverisë suaj dhe të vazhdojnë të shfrytëzojnë në kontinuitet benefitet e këqpërdorimeve në njërën anë e në anën tjetër(çka është shumë më e rëndësishme dhe kruciale në kohën aktuale) të trimërojnë e nxisin apetitet e uzurpatorëve tjerë potencial.

Por para se të bëjnë këte, le ta bëjnë një tjetër “punë të hajrit”, do t’jenë të rrallat që mbase bëjnë:

Le tu tregojnë qytetarëve si do veprojnë KËTA me pronat e tyre të uzurpuara, publike e individuale, të bashkëpunëtorëve ideologjik e shpirtëror të tij, që me shembullin tuaj personal ashtu sikur me shembullin tuaj personal keni edukuar e nxitur ndër vite qytetarët ta kuptojnë e pranojnë korrupsionin, hajninë, nepotizmin, uzurpimet si dukuri të zakonshme, mbase të natyrshme saqë sinqerisht tani qytetarët e komunës sonë nuk dinë të bëjnë dallimin çka është e ligjshme, çka është e ndershme dhe çka është e nevojshme që ata të ndërtojnë një jetë të dinjitetshme për veten dhe fëmijët e tyre. 

Po të zgjedhin të ligjshmen, të drejtën, do ruajnë pastërtinë shpirtërore të vetes e brezave që trashëguan por do humbin mirëqenien sociale të vetes e brezave që do t’i trashëgojnë. Po të zgjedhin të dytën, të kushtëzuar nga të pandershmit, do bëhen si këta vet, do marrin ndonjë kockë a leckë e do njollosin të ardhmen e vetes e fëmijve të vet. Nëse ekziston e para s’mund të ndodhë e dyta e aty ku shfaqet e dytae para ka liruar që më parë vendin që i takon.

Para se të shtrojmë edhe njëherë pyetjen e imponuar “Si ka mundësi që KRYEUZURPATORËT TË LUFTOJNË UZURPATORËT”? le t’na tregoj kryetari Haziri kur do t’i liroj hapësirat e uzurpuara të selisë së LDK-së tashmë 20 vite, apo do të legjitimoj këtë pronë padrejtësisht të pronësuar, apo të filloj të paguaj qiranë, të na tregoj nga cilat fonde do paguaj për 20 vitet e kaluara në shfrytëzim.

Edhe sa shumë të tjera pyetje të ngjashme do mund të shtrojmë e përgjigje nuk do gjejmë, edhe sa shumë të tjera shkelje kriminale do evidentojmë e shkelësit nuk do dënojmë se ligjin e gjykatësit vet caktojnë dhe epilogun gjithashtu vet përcaktojnë.

( boten qe kemi krijuar ne eshte proces i te menduarit tone. Nuk mundta ndryshojme pa ndryshuar te menduaarit tone. – A. Ajnshtain)

Gjendjen që kemi krijuar në komunën tonë është produkt i qeverisjesqë kanë instaluar KËTA (përgjatë qeverisjejs 20 vjeçare), pa indërruar e ndryshuar këta nuk mund ta ndryshojmë as gjendjen tonë.

You Might Also Like