Gjilan, 15 shkurt 2020- Gjilani ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Bosnja dhe Hercegovina, Muamer Svraka, ku do ta mbajë futbollistin si pjesë të skuadrës kuq e bardh deri në dhjetor të këtij viti, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Ish futbollist i shum skuadrave, Muamer Svraka i cili pas vete bartë shum përvoj nga karriera e tijë futbollistike, ku ishte paraqitur nëpër skuadra të ndryshme europiane, në skuadrën e Gjilanit vie pas aventurës të kaluar në Birkirkara të Maltës.
Svraka i cili në fushë luan pozitën e mesfushorit të qendrës, ai gjithashtu mund ti mbuloj edhe hapsirat e tjera në mesfushë.
Mesfushori 32 vjeçar, gjithashtu kishte prezentuar ekipin kombëtar të Bosnjes dhe Hercegovinës, ku kishte zhvilluar 6 ndeshje dhe kishte realizuar 2 gola në ekipin e tijë kombëtar.