Futboll

Gjilani mbyll përgatitjet para ndeshjes me Dritën

Gjilan, 15 shkurt 2020-Mesditën e sotme skuadra e Gjilanit e drejtuar nga kryetrajneri Mezani me stafin e tijë, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Dritës, duel i vlefshëm për javën e 18-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Fusha ndihmëse ishte lokacioni i stërvitjes së sotme, e cila zgjati rreth një orë.Futbollistët e skuadrës shfaqën gatishmërin e tyre për ndeshjen e nesërme, të cilët gjatë kësaj jave punuan me intenzitet mjaftë të lartë dhe dëshirë të madhe, për të startuar me rezultat pozitiv pjesën pranverore në Ipko Superligë.

Në stërvitjen e sotme ishin prezent të gjithë futbollistët, ku përveq Ylli Shametit i cili është në fazën rikuperuese pas lëndimit në fazën përgatitore, pjesa tjetër e skuadrës dhe dy futbollistët të sapo ardhur në skuadër Muamer Svraka dhe Adenis Shala, ishin të pranishëm në seancën e sotme stërvitore.

Vlenë të theksohet se Oltion Rapa po stërvit i diferencuar nga skuadra, ku po punon me ritme mjaftë të larta për ta kaluar lëndimin e rëndë, i cili po e mban prej disa muajve jashtë fushave të blerta.

Kujtojmë se mungesat e Gjilanit në këtë përballje janë Veliu dhe Ferreria për arsye të kartonëve dhe Shameti e Rapa të cilët janë në fazën rikuperese nga lëndimet e tyre.

Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet nesër (e diel) me fillim në ora 13:00

You Might Also Like