Futboll

Munishi: Drenica me meritë e mori një pikë

Pas ndeshjes me Drenicën është deklaruar  kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

“Më vjen turp që nuk goditem njëherë në portë. Ajo se çka më pengon mua është se ne duhet të rrezikojmë më shumë, e kam një ndjenjë që disa lojtarë po luajnë me alibi që vetëm nga frika mos të gabojmë. Komplimente për kolegun Sermaxhaj që e kishte përgatitur shume mirë ndeshjen, Drenica e mori një pikë me shumë meritë. Ne po përgatitemi për sezonin e ri. Sulmin do ta rregullojmë në afatin kalimtar ku do ta rrisim konkurrencën, do të fillojmë fazën përgatitore më herët, sepse nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e lojës që e kemi momentalisht”, tha Munishi pas ndeshjes.

You Might Also Like