Futboll

Munishi: Në fazën e parë ka qenë objektivi i skuadrës që mos të ikin me pikë rivalët

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi tha se është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por jo edhe me rrjedhën e ndeshjes se si ka shkuar, shkruan Sheshi.info

Munishi shtoi se lojtarët e tij kanë sakrifikuar 40 minuta në një fushë të rënduar, teksa sa i përket kartonit të kuq theksoj se para se të ndodh ka qenë një faull në Fiton Hajdarin.

“Në bazë të rrethanave është në rregull, edhe pse nuk është dashur të shkoj kështu ndeshja. Unë jam i kënaqur me futbollistët që treguan karakter të fortë dhe sakrifikuan për 40 minuta me një lojtar me pak në këtë fushë të rënduar. 

Nuk e kam parë karton e kuq, por e kam parë më herët se ka qenë faull në Fiton Hajdarin dhe nuk e ka referu, ndërsa atë situatë nuk e kam parë se jam larg nga vendi ku ndodhem edhe pse ka prentendime e ka shkel apo jo, por s’dua ta komentoj”, tha Munishi.

Sipas, Munishit në fazën e parë ka qenë objektivi i skuadrës që mos të ikin me pikë rivalët. Ndërsa shtoi se orari në vazhdim është në favor te Gjilanit.

Kemi pasur shumë probleme në fillim dhe objektivi ynë ka qenë mos të ikin rivalët tanë me pikë dhe tani ndodhem aty, tani na janë kthyer edhe disa lojtarë prej lëndimeve derisa sot me ka pëlqy Yll Hoxha. Ne i kemi sanuar lëndimet dhe problemet tona, derisa tani ndodhem në favor me orarin që vjen në vazhdim, por dua të theksoj se çdo pikë është e rëndësishme, pasi nuk është e lehtë dhe askush nuk mund të thotë se një ekip mund të fitoj në një teren tjetër në këtë ligë.

Pikë kanë lëshuar të gjitha skuadrat, pasi kemi një kampionat që po luftohet në çdo ndeshje, ka pasur edhe skuadra që i kanë shlyer në fillim të kampionatit por që po tregojnë futboll të mirë. Është Ulpiana, Malisheva, Feronikeli dhe Drenica që po tregon futboll jashtëzakonisht të mirë, ku analistat tonë thojshin kanë me u përshendet në fillim të kampionatit por nuk po del ashtu të jetë, është një kampionati shumë i luftuar edhe pse disa gjëra duhet rregulluar edhe pse nuk po tregoj se për çfarë e kom fjalën”, tha Munishi.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like