Futboll

Broja: Ne gjithmonë do të besojmë, në çdo ndeshje për fitore

Para ndeshjes 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐊𝐅 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢, kretrajneri ynë, Arsim Thaqi dhe futbollisti Rron Broja treguan për përgatitjet e klubit dhe armosferën pas një sfide të javës së kaluar.
Trajneri Arsim Thaqi tha se skuadra është e gatshme të reflektojë dhe për këtë kanë analizuar kundërshtarin e nesërm.
“Pas humbjes pak a shumë dëshpruese lojtarët janë profesionista dhe e kemi pasur një javë të plotë për t’ë punuar dhe reflektuar. Sa i përket ndeshjes e kemi përgatitur në atë mënyrë që me të gjitha forcat dhe mungesat e rikthyera tashmë të japim maksimumin. Kemi analizu lojën e Llapit kuptohet kemi marrë masat që most ë lëmë shumë hapësira qoftë në fazën defanzive apo mesfushë në mënyrë që të jemi më kompakte si skuadër dhe në fund të marrim rezultatin e kërkuar” ka thënë trajneri Thaqi.
Optimist u shpreh edhe Rron Broja, i cili teksoi se gjatë javës kanë punuar shumë për t’u kthyer te fitorja.
“Gjatë gjithë javës jemi mundur të punojmë dhe t’i përmirësojmë gabimet nga ndeshja e kaluar. Besoj që ndeshja e nesërme na jep mundësi të përmirësojmë gabimet dhe me shumë angazhim të kthehemi te fitorja. Ne e vlerësojmë skuadrën kundërshtare dhe besoj do të jetë lojë më e hapur, do të mundohemi ta dominojmë dhe ta marrim fitoren. Ne gjithmonë do të besojmë dhe do të fokusohemi te ndeshja e ardhshme dhe të vazhdojmë kampionatin me një qetësi më të madhe. Shpresoj që prej nesër t’u kthehemi fitoreve dhe besoj që me eksperincën që ka ekipi të kthehemi te rezultatet dhe të vazhdojmë synimet tona”, ka theksuar Broja.
Trajneri Thaqi thekson se kampionati është i gjatë me shumë ndeshje ku duhet treguar potencial dhe karakter.
“Sezoni pranveror nuk ka favorit dhe të gjitha ekipet marrin masa, sezoni pranveror është më i vështirë sesa fillimi i një kampionatit. Gabimet shpresoj të mos përsëriten, sepse nuk e ekemi kohën të humbim pikë dhe tashmë duhet të përqendrohemi gjatë 90 minutave lojë. Kemi edhe shume ndeshje deri në përfundim dhe pa dashur t’i minimizoj humbjet sidomos kjo e fundit ishte e papritur, por situata të tilla ndodhin në futboll dhe nganjëherë duhet të prijë edhe fati. Jemi të vetëdijshëm dhe futbollistët janë mjaft profesional dhe e dijnë kur duhet të reaguar dhe java e ardhshme kemi edhe tri sfida që duhet ta tregojmë veten”, ka thënë kryetrajneri I DRITËS.
Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje përvec Kastriot Selmanit, ndërsa tri mungesat e kaluara Simonovski, Kryeziu dhe Krasniqi pritet të rikthehen.

You Might Also Like