Nart Klaiqi dhe Deon Kadriu, karatistë të Karate Club Emperors janë shpallur kampionë mbarëkombëtar në karate, në Kampionatin Mbarëkombëtarë në Karate që ky klub si çdo herë është pjesëmarrës.
Nga klubi Karate Club Emperors ishin dy pjesëmarrës dhe që të dy u shpallën kampionë.
Ndryshe, Nart Klaiqi ka marrë edhe medaljen e bronztë në kategorinë absolute. Ai po dëshmon se është një sportist i dalluar, ngase me plotë sukses po paraqitet edhe në kategorinë U17 te FC Drita, që e bënë atë një sportist të gjithanshëm.
Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit që zhvillohet çdo ditë në këtë klub, i cili drejtohet nga mjeshtri i karatesë Elhami Shabani, i cili garuesve të vet u uron suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme!/kryelajmi.com/.





