Sportet luftarake

Robin Krasniqi me shokë dhuron spektakël, shumë fytyra të njohura përcollën këtë gala mbrëmje të boksit

Spektakli i boksit që u zhvillua mbrëmë në “Audi Dome” në Mynih, do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë dashamirve të boksit për boksin që dhuruan boksierët shqiptarë.

E veqanta e kësaj mbrëmje ishte meqi në mes Robin Krasniqit e boksierit qeqen që jeton në Belgjikë,Timur Nikarkhoev e cila ishte paraparë të zhvillohet në 10 raunde.

Krasniqi e detyron që kundërshtarin e tij të mos paraqitet në raundin e 6 për shkak që mori frakturë në brinjë dhe nuk ishte në gjendje të vazhdon meqin.

Robin Krasniqi pas meqit në mesin e shumë shqiptëarve deklaroi.
“Në këtë mbrëmje isha i nderuar që në mesin tonë ishte edhe baca Rifat Jashari nga familja legjendare, poashtu edhe Ramush Haradinaj nga familja e madhe patriotike. Sonte bëra një sakrificë por kjo është për vendin tim. Faliminderit gjithë shqiptarve kudo që janë”.

You Might Also Like