ARSIMI

Nderohet me mirënjohje Erdi Tahiri, nënkampion në Garat Shtetërore të Fizikës 2026

Nxënësi I paraleles XI-7 në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është renditur I dyti në Garat Shtetërore të Fizikës për vitin 2026, andaj ai është pritur nga drejtori I shkollës, Bekim Mustafa, bashkë me zëvendësdrejtorin Agim Asllani dhe profesorin e fizikës, Arben Duraku.

Drejtori Bekim Mustafa e ka përgëzuar nxënësin Erdi Mustafa për suksesin e arritur dhe I ka dëshiruar suksese edhe në garat vijuese.

Siç ka theksuar drejtori Mustafa, nxënësit e mirë gjithmonë do të jenë në përkrahje të shkollës dhe ka shtuar se nga Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” gjithmonë ka patur nxënës që kanë shkëlqyer në garat e fizikës, por edhe në lëndë të tjera.

Edhe Agim Asllani, zëvendësdrejtor e ka përgëzuar Erdin për suksesin e arritur, derisa profesori Arben Duraku atë e ka cilësuar si njërin ndër nxënësit më të mirë të fizikës, andaj  ka shprehur besimin se Erdi do të arrijë suksese edhe garat e mëtejme.

Vetë Erdi Tahiri është shprehur se po punon vazhdimisht që të dalë sa më mirë në gara, edhe pse siç ka thënë ai është I vetëdijshëm se gara do të jetë shumë e fortë.

Drejtoria e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” e ka nderuar Erdi Miftarin me mirënjohje për suksesin e arritur.

You Might Also Like