ARSIMI

Andi Muji shembull për gjeneratat e reja

 

 

Studenti i Fakultetit Ekonomik në  Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është shembull i shumë të rinjëve me aktivitetin e tij për të mirën e komunitetit dhe shtetit të Kosovës. 

 

Andi Muji tani e tri vite po dëshmon se kemi të bëjmë me një aktivist i cili duhet të jetë shembull për shumë gjenerata të reja. Andi kontributin e tij po e jep tek“Fuqia e Bashkimit Rinor” , ku njiherit është edhe kryetar i komisionit për arsim.  

 

Andi njiherit ishte edhe nxënës i dalluar gjatë shkollimit të mesëm. Ai kishte zënë pozitën e parë në Komunën e Gjilanit në degën e Gjeografisë, duke shprehur njohuri të thella i cili u qertifikua nga shkrimtari i njohur Ismajl Kadare.  

 

“Tani e tri vite jam me aktivitete të pandërprera tek “Fuqia e Bashkimit Rinor”, aty jemi rreth 50 anëtar të cilët punojmë pa ndërprerë për të mirën e komunitetit dhe rinisë në përgjithësi, dhe për këtë jam shumë i lumtur që jap kontributin për të mirën e shtetit të Kosovës”, thekson Andi Muji. 

 

Me punën e palodhëshme të cilën po e bën Andi Muji është përzgjedhur “Vullnetari më aktiv në vitin 2022”. 

  

“Kjo përzgjedhje për mua do të thotë shumë pasiqë në këtë forum ka shumë aktivistë të mëdhej të cilët po japin kontributin e tyre, por sëbashku me kolegët e mi do të mundohemi të jemi sa më afër komunitetit që të kontribojmë për të mirën e tyre, ti largojmë nga rruga , prostitucioni, alkoholi e nga lëndët narkotike – vetëm në këtë mënyrë mundemi të kemi shoqëri të shëndosh në shtetin tonë”, bën të ditur Andi Muji. 

 

Në këtë shoqatë “Fuqia e Bashkimit Rinor”, gjithqka është vullnetare duke marrë pjesë rreth 50 të rinjë e të reja. 

“Ne jemi përcaktuar të punojmë vullnetarisht, për ne pjesa financiare është në plan të dytë. Nëshoqatën tonë punohet e kontribohet vetëm për të mirën e shoqërisë, por ne falenderojmë Komunën e cila na ka bërë të mundur një lokal pa pagesë tani e një vit ku ushtrojmë aktivitetin tonë dhe nga zemra e  

falenderoj çdo aktivist që punon për të mirën e shoqërisë”. 

Në këtë forum marrin pjesë edhe nacionalitetet të cilat jetojnë në Gjilan, siq janë: Turqit, Ashkalit, Romët e Egjiptianët, të cilët kontribojnë sëbashku. 

 

“Në forumin tonë janë edhe aktivistët e minoriteteve dhe sëbashku pa dallim sjellim vendime të rëndësishme për komunitetet duke kontribuar sëbashku,por edhe pse punojmë vullnetarisht nevojat për mjetet financiare janë të mëdha pasiqë kërkesat janë të mëdha duke ditur gjendjen ekonomike të popullit dhe bëj apel që afaristët e ndryshëm të Komunës së Gjilanit të na vizitojnë dhe sëbashku të kontribojmë për zgjedhjen e shumë problemeve të cilat na shfaqën gjatë punës tone”, shprehet Andi Muji. 

 

Djaloshi 19 vjeqar Andi Muji përposë aktivitetit vullnetar, ai është edhe student i dalluar i cili sëbashku me profesorët dhe aktivistët e Fakultetit “Kadri Zeka”, po japin kontribut të madh në aktivitete të lira. 

 

Aktivisti e studenti i dalluar Andi Muji është shembull tek të rinjët jo vetëm në Gjilan por edhe më gjerë me kontributin e pandalshëm, ai përposë biznesit që ka si argjentar ai nuk ndalët në asnjë moment duke përcjellur trajnime më të ndryshme për të vetmin qëllim që të jetë sa më profesionist në aktivitetin e tij.  

 

Këto janë disa të arritura të 19 vjeçarit Andi Muji: 

 

çertifikuar nga Ambasada Amerikane tradicionale, Slloveni (Moravska Toplice), Gjeografi FBR Raspberry PI (ministria e arsimit) nga KEC, Trajnim për Vullnetarizëm LIZA-R. Kryetar i komisionit për financa në KNGJ, Kryetar i komisionit për arsim në FBR, anëtar LIZA-R, anëtar e pjesëtar i KNK, kryetar 

i vitit të pare në të drejtimit Menaxhment dhe Ndërrmarrje në UKZ, solist i grupit të rinjëve në ansamblin Albafolk, i përzgjedhur Vullnetar i vitit 2022 tek LIZA-R dhe i përzgjedhur Vullnetar i vitit 2022 në FBR. 

 

Qyeti i Gjilanit duhet të krenohet me të riun, Andi Muji i cili po jep kontribut të jashtëzakonshëm për të mirën e qytetarve për të mirën e studentve e për të mirën e minoriteteve për ti integruar në shoqërinë të cilën po jetojmë në frymën demokratike . 

You Might Also Like