Viti

Nderohet  me mirënjohje veprimtari Heset Ahmeti

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim veprimtarin vitias, Heset Ahmeti që ndër tjerash është edhe drejtues i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria” në Koper të Sllovenisë.

Me këtë rast Kryetari Haliti, e ka nderuar atë me një falënderim për kontributin e dhënë për vendin. Kryetari Haliti ndër tjerash u shpreh se Komuna e Vitisë, iu është mirënjohës atij dhe shoqatës që drejton për punën që e kanë bërë për vendin. “

 

Komuna jonë mbetet e përkushtuar të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë për të mirën e vendit. Prandaj ky falënderim sot ju dedikohet juve z. Ahmeti për kontributin që keni dhënë për vendin edhe pse gjendeni jashtë saj”, u shpreh Kryetari Haliti.

 

E Heset Ahmeti i cili është nga fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, potencoi se ky falënderim ka një rëndësi të veçantë për ta. “ Unë kam pranuar shumë mirënjohje dhe falënderime dhe atë edhe nga institucionet e ndryshme, por ky falënderim nga Komuna ime, ka një vlerë të veçantë për mua” u shpreh z. Ahmeti.Aziz Zuka

You Might Also Like