Futboll

Ndeshje e vlefshme, por fitues nuk pati

Ndeshja hapëse e xhiros së 33-të në kuadër të Superligës së Kosovës mes Gjilanit dhe Malishevës është mbyllur baras 0-0. 

Fatjon Bunjaku e kishte rastin e parë, por gjuajtja e tij u ndal nga Aridon Bllaca. 

Tentuan edhe Lauret Xhylani, Agon Xhaka dhe Drilon Hazrollaj, por pa sukses.  

Mysafirët në minutën e 25-të mbetën me një futbollist më pak në fushë, ku sulmuesi Fatjon Bunjaku u ndëshkua direkt me karton të kuq.   

Gjilani arrin të shënojë në minutën e 40-të me Edison Kqikun, por goli anulohe për pozitë jashtë loje. 

Vendasit kishin më shumë në pjesën e dytë, pasi ishin me një lojtar më shumë, por rastet e Robert Rrahmanit dhe Aganspahic nuk përfunduan në rrjetë. 

Pak pa u mbyllur ndeshja, Oltion Billai lëndohet rënë pas një dueli me Ilir Avdylin dhe me ambulancë del nga fusha. 

Krejt në fund Berind Morina ka mundur t’ia sigurojë Gjilanit tri pikë, por gjuajta e tij shkoi jashtë.   

Malisheva tani ka 49 pikë në vendin e tretë, ndërsa Gjilani është i pesti me 46 pikë. /Telegrafi 

 

You Might Also Like