Futboll

Ndeshjen Legia – Drita e drejton gjyqtari Halis Ozkahya

Klubi Futbollistik “Drita” sot do ta zhvillojë ndeshjen e rëndësishme në Evropa Ligë.

Skuadra kampione do të ndeshen me Legia Varshavën e Polonisë, shkruan Gazetasheshi.com

Gjyqtari kryesor sonte do të jetë turku Halis Ozkahya.

Asistentë të tij janë Ceyhun Sesiguzel dhe Kerem Ersoy, ndërsa gjyqtar i katërt Alper Ulusoy.

Klubi gjilanas mbrëmë ka njoftuar se kapiteni i skuadrës, Ardian Limani do të mungoj në këtë ballafaqim.

Ndeshja Legia – Drita luhet sot nga ora 20:30 dhe do të jetë ndeshja më e madhe për klubet kosovare që është zhvilluar ndonjëherë, pasi asnjë skuadër më parë nuk ka arritur në këtë nivel të garave.

Këtë sfide mund ta ndiqni direkt në DigitAlb Supersport.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like