Futboll

Ekipi i grupmoshave U-19 i gatshëm për garat e kualifikimit

Kombëtarja e Kosovës U-19 fillon ciklin e ri të garave për kualifikimin e Evropianit Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll, pas mësimit të kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023” e cila do të bëjë pjesë në Grupin 3 ku do të përballet me Suedinë, Ukrainën e Qipron, menjëherë përzgjedhësi i Kombëtares , Ramiz Krasniqi, që nga nesër në Kompleksin e futbollit në Hajvali do të grumbullon futbollistët për të filluar ciklin e përgatitjeve të futbollistëve. “Është një grup i vështirë por nuk kemi kohë të qahemi, ne që nga nesër do ti fillojmë grumbullimet tona me futbollist, për tri ditë do ti përcjellim formën e kualitetin e tyre po fillojmë menjëherë për t`ju dhënë rastin të gjithë futbollistëve të tregojnë potencialin e tyre të gjithë futbollistët, ata do të jenë 2004-2005 dhe gradualisht do t`i seleksionojmë më të mirët me stafin tim”, ka bërë të ditur përzgjedhësi Krasniqi. Krasniqi ka theksuar se viti i kaluar ishte një vit shumë i rëndë për shkak të pandemisë “Ishte një vit ku dominoi Pandemia, nuk kishim mundësi për tu përgatitur ashtu siç duhet, por ishte edhe një hendikep pasi që grupmoshat U-19 aktivitetin e tyre nuk e zhvilluan përgjatë tërë vitit dhe kjo na ka vështirësuar mjaft punën”. Kombëtarja e Kosovës U-19 për tri ditë do të grumbullohet në kompleksin e futbollit në Hajvali ku do të zhvillohen dy ndeshje me F.Kosovën e 2 Korrikun, ndërsa do të ketë edhe ushtrime tekniko-taktike. Ndeshjet e Grupit 3 do të zhvillohen në Suedi pas konsultimit ndërmjet Federatave me 17-23 nëntor 2022. Dy kombëtaret e renditura në pozitat e para të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, ndërsa kombëtarja e tretë e cila do të tubon më së shumti pikë do t`ju bashkëngjitet grupeve tjera të cilat janë gjithsej 13 grupe.

You Might Also Like