Futboll

Naser Ajeti – Kaceli, futbollist mjeshtër i mesfushës

Enver D. HALILI

KURRË NUK E KA HUMBUR SHPRESËN, LUFTA ISHTE PJESË E TREGIMIT TË TIJ …!

(Dedikuar ikonës së futbollit Gjilanas, në Periudhën e Sakrificës z.Naser Ajetit -Kacelit)

Foto 1. Enver D. Halili (autor i tekstit) dhe Naser Ajeti – Kaceli (ish-futbollist)

Të dobëtit gjithnjë do të flasin për të mirët, e të mirët do shikojnë e do hatërojnë nëpër korsitë e tyre të sukseseve!

Ti , z .Naser nuk ke numëruar ditët kot, ti gjithnjë ju ka dhënë vlerë atyre, duke plotësuar karrierën tënde sportive me rezultate mbamendëse !

Gjitha rezultatet e tua të mira janë fryt i disiplinës e punës së mirë, e të vazhdueshme !

I lindur më 4 tetor të vitit 1971 në Kumanovë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I martuar, është baba i 4 fëmijëve ; Diellza, Rolandi, Elsa dhe Mondiali

Hapërimet e para alfabetike të futbollit i bëri si 13 vjeçar në grupmosha të reja të klubit gjilanas KF “ Cërvena Zvezda “ me trajnerin z.Hysen Hyseni, ku pas një kohe të shkurtër me cilësitë e tij avancohet tek Juniorët.

Njeriu bëhet ose tenton të bëhet në atë njeri që beson, z.Naseri i ka besuar vetvetes dhe ka shkelur të gjitha rrugët që ja ka parashtruar vetvetes !

Dhe me guximin e vullnetin e tij ishte i bindur sa luante edhe tani e përkrah maksimën sportive, se me punë, besueshmëri në vetvete e bashkëlojtar, arrihet çdo sukses, dhe mposhtet çdo kundërshtar !

Pas marrëveshjes mes klubeve në fillim mbrojti ngjyrat e klubit rival të qytetit KF “ Drita” ku shkoi për t’u kalitur e për tu pjekur në mënyrë profesionale.

Si 17 vjeçar ju hapën rrugët për në përbërjen e parë në klubin fillestar.

Posa filloi dhuna politike në futboll z.Naseri apo siç e quanin bashkëlojtarët e tifozët , Kaceli, u transferua aty ku flitej shqip !

Në këtë fazë jete e karriere z.Naser pati përkrahjen dhe motivimin më të madh nga vllai i tij Jetoni, që tani është i ndjerë, (i pushoftë shpirti në paqe ), sepse e drejtoji një gjeni të mesfushës në lojën e futbollit.

Shumë është e thjeshtë kjo punë, shihni se futbolli shkruan romane aq të bukura !

Vitet 1992/93 ka mbrojtur ngjyrat e KF “ Mërgimi” të Kumanovës, pastaj prap kthehet tek KF “ Drita” nga Gjilani, pasi Naseri aty jetonte që nga kohërat e hareshme, ku luan aty deri në vitin 1995, kur me disa miq e bashkëlojtar formojnë KF “ Gjilanin 95” aty pastaj zhvilloi e shkriu potencialin e tij artistik prej futbollisti deri në vitin 2002.

Naser Ajeti atëbotë e atë kohë ishte i rregullt në Përzgjedhjen e Kosovës., si pjesë e Rajonit të Anamoravës !

Vitin 1995/96 në nivel Republikan ishte në listën e 10 futbollistëve më të mirë të Kosovës, po këtë vit futbollistik zgjedhet futbollisti më i mirë i Komunës së Gjilanit !

Foto 2. Naser Ajeti – Kaceli në kohën sa luante për Gjilanin

Naseri si futbollist kishte prekje gjeniale të topit , fuqia e tij futbollistike ishte mesfusha, sepse ishte futbollisti çelës i sukseseve i klubin të cilin e udhëheqte !

Ishte futbollist si të them “Babai i Far Plyit” gjithë atë karrierë të bujshme mos të ndëshkohet kurrë as me kartuç të kuç , as të verdh, është kuriozitet, dhe njeri me shpirt fëmije !

Futbollist me vizion fantastik të parashikimit dhe udhëheqjes së lojës, nëse tjertë futbollistë i ka udhëhequr loja, Naseri aty ku luajti , e ka udhëhequr lojën, është dallim i madh në këtë fakt !

Mesfushor i futbollit modern me lëvizje vertikale në fushë , dhe me pasime të sakta e më shumë kontakte të topit, kishte teknik të shkëlqyeshme, ku gjithnjë krijonte korridore e hapësira për vete e për bashkëlojtar, një paker i vërtetë në fushën e blertë !

Në kohën e futbollit të Naserit, është ditur kush kosit e kush bartë ujë !!

Për këtë fakt Naseri “ Mjeshtër i Mesfushës “ meriton të kujtohet si një nga më të mëdhenjtë, ishte Paker e Gjeni , kombinim artistik në fushë të futbollit !

Pasi vari këpucët në gozhdë, ka kryer detyrën e Drejtorit Sportiv te KF Gjilani , klubi amë deri në vitin 2019

Tani është Anëtar i Bordit Ekzekutiv të FFK-së

Naser Ajeti jeton në Gjilan në qytetin e tij.

Kurrë mos humb shpresën lufta është pjesë e tregimit tuaj z.Naser Ajeti !

Foto 3. Naser Ajeti, anëtar i Bordit Ekzekutiv të FFK-së

You Might Also Like