Viti

Në 17 vjetorin e shkuarjës në amshim, homazhe tek varri i presidentit Rugova

 

 

Sot u bënë 17 vjet kur Kosova mbeti pa arkitektin kryesor të mëvetësisë së saj, pra pa presidentin historik Ibrahim Rugova. Sot isha në homzhe së bashku me kolegët partiak ku u përulëm vepres dhe jetës së presidentit historik,ka shkryuar në një status  në FB kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. Ai veq tjeash ka shkruar se para 17 viteve  Kosova  humbi një pacifist të madh i cili morri edhe emrin “Gandi i Ballkanit”

Ai ndonëse sot nuk është në mesin tonë fizikisht, por ai me punën dhe përkushtimin e tij për shtet ndërtim, ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyeshme në historinë e Kosovës duke mbetur vulë e presidentëve të vendit. Ai përmes komunikimit të tij të sinqertë, afërsisë së tij humane, argumentimit dhe vendosmërisë për shtet -ndërtim ka krijuar miqësi dhe aleat besnik të shtetit tonë.

Presidenti Rugova dhe atdhedashuria e tij janë udhërrëfyes i gjeneratave të tanishme por edhe të ardhmes duke na treguar se si duhet punuar me përkushtim për shtetësinë dhe ruajtën e kauzës shtetërore e kombëtare.

Edhe pse u bënë 17 vite kur ai ka kaluar në amshim, dashuria për të dhe trashëgimia politike të cilën ai ka lënë amanet mbetet gjallë duke u pagëzuar me emrin Rugovizëm, që është simbol i atdhedashurisë dhe përkushtimit të lartë për shtetin dhe të ardhmen e tij.

Sot në këtë përvjetor ne i jemi atij falënderues për gjithë kontributin e tij të dhënë për Kosovën e pavarur të cilën e kemi sot. Qoftë i përjetshëm kujtimi për presidentin historik Ibrahim Rugova! Zoti e bekoftë popullin e Kosovës dhe aleatët e saj,ka shkruar Sokol Haliti.

Aziz Zuka

You Might Also Like