Viti

Haliti kujton ndërhyrjen e NATO-s në mbrojtje të Kosovës: Vitia përjetë mirënjohëse ndërkombëtarëve

Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë, kryetari i komunës së Vitisë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve komunale të shoqëruar nga mysafirë dhe pjesëmarrës të ansambleve e shoqërive nga vise të tjera shqiptare që po marrin pjesë në Festivalin e Flakadanit, kanë kujtuar ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-së në Kosovë, 24 marsin e vitit 1999.

Ata tek sheshi “Richard Hobrook” në Viti, kanë falënderuar NATO-n, e sidomos ushtrinë amerikane, për atë që bënë 18 vite me parë dhe kanë vendosur lule pranë bustit të diplomatit amerikan që i kontribuojë lirisë së Kosovës.

Me këtë rast kryetari Haliti, duke kujtuar 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve serbe, ka thënë se me këtë intervenim u bë edhe çlirimi i Kosovës nga okupatori i atëhershëm.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka thënë se 24 marsi është një ditë e rëndësishme për popullin kosovarë duke theksuar se bombardimet e NATO-s që filluan pikërisht me 24 mars të vitit 1999, ishin fillimi i fundit të terrorit Serbia ushtroi për shekuj në Kosovë.

“Krahas respektit për dëshmorët, ne si Viti respektojmë dhe nderojmë aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtar, si ish- diplomatin amerikan, Richard Hobrook, tek busti i tij në qendër të Vitisë, që si ai dhe shumë aleatë të tjerë amerikan dhe të NATOS-s që në kohën më të vështirë ishin përkrah Kosovës, dhe realizuan aspiratat shekullore të shqiptarëve për lirinë dhe shtet ndërtimin e shtetit tonë. Aspirojmë që në të ardhmen me mështetjen e miqëve ndërkombëtarë ta kemi edhe ulësen në OKB”, tha Haliti në mes tjerash.

Ai tha se në këtë ditë kujtojnë edhe dëshmorët tanë që i falën jetën lirisë së Kosovës.

Ndryshe, më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës këtë fushatë e shohin si vendimtare në çlirimin e vendit, ndërsa serbët dhe Beogradi zyrtarë si agresion ndaj tyre. Të dyja vendet ndërkaq janë përfshirë në një proces bisedimesh për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

You Might Also Like