Gjilan, 2 maj 2018 – Është bërë sot pranim dorëzimi i detyrave të drejtorëve në kabinetin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, pas emërimeve të larta që ky i fundit i bëri publike të hënën.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i ka falënderuar ish-drejtorët për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar gjatë mandatit të kaluar, ndërkaq të zgjedhurve u ka uruar suksese në realizimin e objektivave të programit qeverisës “Gjilani 2021 plus”.
Mbledhja e parë e bordit të drejtorëve do të mbahet të enjten, për t’i paraqitur objektivat për tre mujorin e parë të punës, e cila është e hapur për publikun.