Viti

Jam dhe do të mbetem kryetar i terrenit e jo i kabinetit!

 Kryetari i komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, në një intervistë ekskluzive për “Kryelajmi ” ka treguar planet e qeverisjes së tij në mandatin e tij të dytë në Viti, prioritetet që ka vendosur t’i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar, sukseset e para të qeverisjes së tij, si edhe për shumë të tjera angazhime dhe punë aktualisht

 

AZIZ ZUKA    

 

 

“Kryelajmi”: z. Kryetar fillimisht u urojmë postin e ri të njeriut të pare të komunës së Vitisë, edhe njëkohësisht u dëshirojmë suksese në kryerjen e punëve dhe detyrave si kryetar i komunës!

 

Sokol Haliti: Faleminderit për urimin !

 

 

“Kryelajmi”: Në zgjedhjet e tetorit për kryetar komune fituat besimin e qytetarëve si kandidat i LDK-së edhe për një mandate të ri dhe atë që në raundin e pare a mund të na thuani se si, tash kur në këtë post jeni për afër dy muaj, si e vlerësoni këtë besim që u kanë dhënën qytetarët e Komunës së Vitisë?

 

z.Sokol Haliti:  Faleminderit për urimet e juaja, për katër vite përkushtimi ynë ka qenë që të jem afër qytetarëve me projekte të mëdha dhe të vogla, jemi munduar mbrenda mundësive dhe kompetencave në realizimin  dhe përmbushjen e shumë objektivave tona të punës, tani më ky përkushtim i yni për punë u rikthyer me besimin dhe vlerësimi qytetarëve , ky besim e rrit përgjegjësinë dhe përkushtimin në realizimin e “kontratës” sonë me qytetarin, kjo kontratë tani më çdo ditë po jetësohet .

 

 

“Kryelajmi”: Ju arritët që edhe për një mandat të qeverisni me LDK-në në Komunën e Vitisë a mund të na tregoni se sa keni  punuar në këtë drejtim?

 

z.Sokol Haliti: Duke i dalluar këto dyja, i falënderoj të gjitha grupet politike edhe në Kuvendin Komunal, që shumë herë kanë treguar konstruktivitet  në realizimin e vendimeve për interesat e qytetarëve ,kjo ka  krijuar një klimë të mirë bashkëpunimi , të cilën e dhe do ta vazhdojmë duke punuar për qytetarët.

 

“Kryelajmi” A mund të na thoni cilat janë problemet  dhe sfidat me të cilat po përballet Komuna e Vitisë dhe cilat janë planet e juaja në mandatin e ri që e keni fituar?

 

 

  1. Sokol Haliti: Si edhe edhe komunat tjera të  Kosovës edhe komuna e Vitisë  përballet me sfida dhe probleme.Në radhë të parë me problem të infrastrukturës fizike por edhe me sfida të tjera siq është edhe papunësia.Ne jemi duke punuar vazhdimisht që në radhë të parë sat ë kemi mundësi të zbisim problemin e papunësisë e kur jemi të ky problem ,gajtë mandatit të parë qeveria ime ishte angazhuar në disa aspekte,së pari duke dhënë subvencione dhe duke arritë edhe marrveshje kontraktuese bashkpunimi me organizatat ndërkombëtare si USAID, UNDP, Heltetias ,si dhe IKC  që perms Zyrës komunale të biznesit të arrijmë të thithim donacione për projekte të ndryshme për zhvillimin e bujqësisë në rajonet rurale sepse komuna jonë është një komunë tipike bujqësore.

 

“Kryelajmi”:  A do të ketë ndryshime në këtë mandat krahasuar me mandatin e kaluar kur është fjala për realizimin e programit të juaj  zgjedhor dhe planet dhe projektet e juaja në këtë mandat?

 

 

  1. z. Sokol Haliti: Do të ketë ndryshime pozitive , kemi para vete një planë ambicioz të cilin po konsiderojmë dhe jemi të bindur që do ta realizojmë mbrenda këtij mandati katër vjeçar besa edhe ta tejkalojmë. Investimet do t’i vazhdojmë në secilin fshat dhe secilin sektor, do t’i përfundojmë investimet në infrastrukturë rrugore, e ndriçim , do ta funksionalizojm ujësjellësin, do t’i rrismin shërbimet komunale, tani këto ditë do kemi  përuruar E -Kiosku 24/7 në lokalitetin më të madhë të komunës  në Pozharan me shërbime të gjendjes civile po ashtu për herë të parë në Kosovë qytetarë do të kenë mundësi të paisen me certifikata të pronës dhe të tatimit në prone.

 

“Kryelajmi” : Cili do të jetë projekti i parë  madhor i juaj  i juaj i cili do të realizohet në Komunë këtë vit?

 

 

Sokol Haliti: Ne tani më kemi filluar në realizimin e shumë projekteve , çdo ditë po rritet numri i tyre,  dje nënshkruam  së bashku me Ministrin e Tregtisë z.Hasani një projekt që kap shumë rreth 2 milion, investimet do të jenë në Zonën Ekonomike   në Budrikë,(Magjistralja Ferizaj –Gjilan)  Aty do të rregullohet e tërë hapësira e Parkut Industrial, ku hapësirat do të jenë të rregulluar me një infrastrukturë  moderne dhe bizneset do ta kenë më  lehtë qasjen e tyre si në prodhim , përpunim dhe  po ashtu bizneset shumë më lehtë do t’ju qasen tregut, kjo e rrit numrin e të punësuarve dhe krijon kushte të mira për investime dhe rrit zhvillimin ekonomik të komunës.

 

 

“Kryelajmi”: Në mandatin e kaluar  si kryetar i Komunës njiheni për punë të mëdha   dhe përkushtim me organizatat e ndryshme të huaj dhe vendore për bashkëpunim të mirë dhe realizim të projekteve të ndryshme a do të vazhdoni edhe sivjet me angazhime të tilla?

 

 

Sokol Haliti: Mandati i kaluar ka qenë shumë sfidues duke llogaritur që viti i parë ka qenë i planifikuar nga qeverisja e më parshme , kemi pasur sfida të cilat i kemi tejkaluar, jam i bindur që tani do të realizojm më shumë projekte   për të cilat jemi zotuar edhe para qytetarve. Jemi të përkushtuar që të rrisim bashkëpunimin edhe me donatorët dhe organizatat partnere , vërtet është për tu vlerësuar përkushtimin që kanë të gjitha organizatat qeveritare ndërkombëtare të na mbështesin në realizimin e projekteve të ndryshme si :USAID, UNDP, GIZ, Fundaxioni i Lukseburgut, Helvetasi, Demosi etj…

 

“Kryelajmi”: Komuna e Vitisë njihet si njëra ndër komuna më të pa zhvilluara ekonomikisht si pasojë e kësaj edhe për një numër të madh të të pa punëve si do t’i a dilni si kryetar të zbusni këtë problem?

 

 

  1. Sokol Haliti: Jemi të përkushtuar ta rrisim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat do të rrisin numrin e të punësuarve , komponentë e punësimit për të rinjtë e projektit të USAID, po ashtu krijimin i ndërmarjës sociale të mbështetur nga UNDP, pastaj gatishmëria jonë që të mbështesim çdo iniciativë të mirë që ka të bëjë me gjenerimin e vendeve të punës, jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte të mira për investitor, do të jen vetëm një nga fillimet e mira për këtë mandate.

 

 

“Kryelajmi”: Cilat  janë projektet që keni realizuar gjatë mandatit të juaj të kaluar dimë se është  një numër relativisht i madhë po na i numëroni disa që janë më të rëndësishme ?

 

 

  1. Sokol Haliti: Janë shumë kemi tejkaluar edhe pritjet tona, si në infrastrukturë fizike, pastaj në zhvillimin e bujqësisë  etj .

 

“Kryelajmi”: Cilat janë lehtësirat të cilat administrata e juaj ju ofron qytetarve të cilat janë të interesuar të mirren me biznes?

 

 

z.Sokol Haliti: Pas ardhjës sime si kryetar në mandatin e kaluar i kam kushtuar rëndësi fushës së investime duke e parë si të nevojshëm krijimin e një mekanizmi mbështetës kam krijuar zyren për investime e cila po ju ndihmon bizneseve për thithjen e grandeve të ndryshme, si qeveritare apo të organizatave ndërkombëtarë dhe vendore, zyra e investimeve është adresa e parë e çdo investitori që dëshiron të investoj në Komunën e Vitisë , kjo e arritur po  merret edhe si model edhe nga Komunat tjera, po ashtu i kemi bërë edhe lehtësira tjera duke  liruar nga taksat Komunale të gjitha bizneset fillestare.

 

 

“Kryelajmi” :A ka ende probleme Komuna e me ndërtimin e infrastrukturës fizike të të gjitha llojeve dhe si do të arrini që të zgjidhni këtë problem.?

 

 

z.Sokol Haliti:  Në mandatin e kaluar kemi qen të përkushtuar të investojm në të gjitha fshatrat e Komunës pa dallime, ashtu  Vitia ka qenë e dëmtuar jashtëzakonisht shumë sa i përket  infrastrukturës rrugore duke filluar nga magjistralja Gërlicë- Viti e deri në Kllokot, si  dhe ajo Kllokot-Ferizaj dhe  rruga e Letnicës.  Ne kemi arritur që sistemin qendror të rrugëve të rehabilitojmë tërësisht në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Infrastrukturës.  I kemi kushtuartu rëndësi edhe lidhjes mes  fshatrave, lagjeve e po ashtu edhe mes komunave si rruga Remnik-Nasalë, Komogllavë – Trestenik, mandej  rruga për në Korbliq që do të thotë me Kaçanikun që prek relacionin  Binqë-Shushtë, si dhe disa të tjera. Kemi asfaltuar shumë rrugë që kanë qenë të dëmtuara në fshatrat Budrikë, Zhiti, Tërpezë, Lubishtë, Sllatinë, rrugën që lidhë Pozheranin me Sllatinën e Poshtme dhe të Epërme etj.  Poashtu  rrugët që lidhin vendbanimet  Tërpezë-Ballancë që natyrisht lidhet edhe me Kravaricë,  rruga Radivojcë-Devajë e gjithashtu edhe rrugë të tjera si ajo e Stubllës. Po ashtu janë asfaltuar rrugë në Sadovinë të Çerkezëve dhe Sadovinë të Jerlive, Ramjan, Fshatin e Ri, Devajë dhe natyrisht se është investuar në të gjitha lokalitetet pa dallime në fushën e infrastrukturës. Gjithashtu  kemi bërë shtruarjen me zhavorr të disa rrugëve nëpër lokalitete të ndryshme.Po vazhdojmë t’i realizojmë investimet në infrastuktur edhe me planifikime vetanake si Komunë por edhe me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës,

 

“Kryelajmi”:  Njiheni si kryetar i Komunës me plotë energji për punë e kjo shifet bazuar edhe në punën  dhe angazhimin tuaj të përditshëm.Shiheni në çdo vend ku punohet e ku realizohen projektet  a do të vazhdoni me të njejtin tempo edhe këtë vit edhe gjatë mandatit tuaj?

 

 

z.Sokol Haliti: Po ky është përkushtimi imë që nga dita e parë që kam vendosur të bëhem kryetar, menaxhimi në nivel lokal nuk është as pak i lehtë sepse çdo ditë përballësh me kërkesa të natyrave të ndryshme, prandaj vërtet të duhen shumë orë punë në ditë e  7 ditë në javë , po vazhdojmë me punë pa u ndalur.

 

 

“Kryelajmi”: Jeni Agronom me profesion edhe komuna është një vend bujqësor sa jeni të kënaqur me zhvillimin e projekteve në zhvillimin e Bujqësisë që janë realizuar në këtë Komunë?

 

 

z.Sokol Haliti:Po është e vertetë,po gjithashtu jamë i kënaqur m atë që cka kemi arritë në zhvillimin e sektorit tëë bujqësisë në komunën tonë.Komuna jonë njifet edhe si komunë tipike bujqësore dhe pikërishtë për këtë ne si komunë përmes drejtorisë së bujqësisë jemi duke u përpjekur që në  forma tëë ndryshme  tu dalim në ndihmë fermerve tanë, që janë shumë punëtorë  që  përmes subvencioneve, por edhe përmes bashkëpunimit me organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare  ti ndihmojmë që bujqësia të jetë ajo që duhet të jetë  dhe deri më tani fermeret tanë janë ndihmuar me repromaterjale për nevojat e e tyre.Ta zëmë, javën e kaluar fermerve të Debelldeut që njihen si prodhues të patates kualitative  u kemi ndarë  përmes organizates “IKC” mbi 13 mijë kilogramë farë të Patatës.

 

 

“Kryelajmi”:  Jeni ndër kryetaret e parë në Komunën Vitisë i cili me shumicë apsolute votash keni fituar besimin e qytetarve edhe për një mandat të ri a do të kandidoni edhe për një mandat të tretë për postin e të parit të Komunë?

 

  1. Sokol Haliti: Vlerësoj lartë besimin e qytetarëve, jamë i përkushtuar në punë, mendoj që ka kohë për një vendim të tillë.

 

 

 

“Kryelajmi”: Gjatë mandatit të kaluar nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare jeni vlerësuar për transparencë në punë a do të vazhdoni me këtë angazhim edhe në mandatin e ri?

 

 

z.Sokol Haliti: Vlerësimet kanë qenë pozitive në të gjitha sferat për progresin që ka treguar komuna e Vitisë. Ky vlerësim është bërë nga të gjitha organizatat me renome ndërkombëtare dhe vendore siç janë: USAID-i, UNDP, OSBE, KDI, Instituti GAP, UBO Consulting, si dhe organizata të tjera të rrjeteve jo qeveritare si AVONET etj. Ato mund të shihen për shkak se janë edhe publike natyrisht edhe deri të Auditori Gjeneral për Investime kapitale që ka rëndit Vitinë me 98.7%,  të parën në nivel të Kosovës dhe aspektet e tjera.  Për të gjitha këto ne kemi marrë mirënjohje dhe natyrisht edhe në Mozaikun e Kosovës mund të shihet edhe shkalla më e lartë e kënaqshmërisë

 

 

“Kryelajmi”: A jeni të sigurt se do ta shpërbleni votën e qytetarëve duke realizuar premtimet të cilat i keni dhënë në fushat”

 

  1. z. Sokol Haliti: Ju njoftova në fillim që ne kemi një kontratë me qytetarin të cilën tani më kemi filluar ta jetësojmë çdo ditë.

 

 

“Kryelajmi” Cilat janë prioritet e juaja gjatë këtij mandati ?

 

z.Sokol Haliti: Do t’i rrisim investimet do ta kompletojmë infrastrukturën rrugore , do të kujdesim që Lumi “Morava e BInqës” të kthehet në përparësi, natyrishteë se edhe Arsimi  dhe Shëndetësia do të vazhdojnë të jenë prioritet i punës sonë. Do të ju ofrojmë nxënëseve dhe mësimdhësëve kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimënxënie , do të vazhdojmë  me  rivitalizimin e ambulancave  apo punkteve shendetësore  dhe ndërtimin e infrastrukturave përcjellëse, gjithashtu edhe  kultura dhe sporti do të vazhdohet të përkrahet dhe të subvencionohet.  Andaj si kryetar komune dhe Qeveria komunale, krahas asaj që do të mbesim të përkushtuara për të mbështetur çdo iniciativë që ka të bëjë me përmirësimin e jetës së qytetarëve, në këtë mandat  një vëmendje të veçantë do ti kushtojmë zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve në komunë, me çka do të ulim edhe më shumë shkallën e papunësisë.

Në këtë drejtim, tani më kemi ndërtuar bazën e fuqishme të infrastrukturës, si dhe asaj ligjore dhe jam i bindur se në të ardhmen nuk do të mungojnë investimet, si nga donatorët nga brenda po ashtu edhe jashtë Kosovës.

 

 

“Kryelajmi”:  Si  e vlerësoni kontributin që po e japin mërgimtarët në investime dhe ndihmë  për familjet skamnore,  veçmas  të Shoqatës humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë?

 

 

z.Sokol Haliti.të flasish për kontributet që po japing mërgimtaarët tanë jo vetëm për fmiljet e tyre por edhe për humanizmin që po tregojnë për të ndihmuar ata që kanëë nevojë do të duhet të  shkruhet shuimë prandaj unë kësaj radhe vetëm do të shprehë edhe falenderimin timë për tërë ato që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë në mërgatë, shprehet  Haliti,një falënderim të veqantë për kontributin e madh që po japin mërgimtarët në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve të Komunës së Vitisë, si dhe në ptojektet e ndryshme të infrastrukturës në këtë komunë.  Vetëm gjatë dy viteve të fundit në saje të ndihmës që kanë dhënë dhe po japin mërgimtarët në Komunën e Vitisë, janë ndërtuar 31 shtëpi dhe janë në ndërtim e  edhe disa të tjera.Mërgata e komunës së Vitisë gjithnjë ka dhënë dhe po jep kontributin e vetë në gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi, por angazhimi i fundit I mërgatës që të ndihmojnë rastet sociale që të sigurojnë kul mbi kokë, është shumë me rëndësi, pasi prek një komponentë shumë të rëndësishme atë sociale dhe humane. Aksionet që po marrin mërgimtarët pa dallim partie apo bindje politike për të ndihmuar rastet sociale janë për tu përshëndetur, prandaj edhe institucionet komunale janë të fokusuar që këto aksione ti përkrahin dhe ti mbështesin me gjitha kapacitetet.Do të theksoja   se krahas aksionit për ndërtimin e shtëpive për skamnorë mërgimtarët vitias në bashkpunim me institucionet dhe shoqatat në Komunën e Vitisë, në dy vitet e fundit kanë dhënë kontribut edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare me rastin e festave të fundvitit për 519 familje skamnore si dhe projektet e infrastrukturës siq është shetitorja. Unë inkurajoj që të vazhdojnë të punojnë përmes Shoqatave të ndryshme e kësaj radhe do të veqoja Shoqatën “Vitia” të cilën e udhëheq kryetari I saj z.Xhavit Islami, me anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate të cilët me vite nuk i ndalën aksioneve .Emrat e atyre që kuntribuan dhe po kontribuojnë në shoqatën e mergimtarve “Vitia”, janë të shumtë dhe kërkoj falje që  nuk po ua përmend të gjithëve emrat .Unë që të gjithë në emer të institucioneve të komunës sonë I falenderoj dhe u jamë mirënjohës për atë që kanë bërë dhe po bëjnë  për qytetarët e komunës sonë e mbase edhe me gjërë ata kanë zemer të madhe njerzore dhe humanitare.

 

“Kryelajmi” : Ku e merrni tërë këtë energji në angazhimet e juaja të përditshme,  sepse ju shohim në çdo aktivitet dhe punë dhe pakë kohë jeni në zyre?

 

z.Sokol Haliti: Po ashtu është keni të drejtë  se angazhohem shumë, por kur ke një “kontratë” me  qytetarët sikur që e ceka  në fillim të kësaj interviste, atëherë pashmangshëm   se  se si kryetar i komunës  po mundohem që të jemë në qdo cep të komunës sonë aty ku  realizohën edhe projektet   që edhe nuk janë të pakëta,pra po mundohëm të jemë  kryetarë i terrenit e jo i kabinetit !

 

“Kryelajmi”: Faleminderit për intervistën dhe kohën  që ndatë për këtë intervistë!

 

z.Sokol Haliti:Faleminderit edhe nga Ju si gazetë prestigjoze që jeni dhe që shumë keni bërë dhe kontribuar në informim të drejtë dhe objektiv dhe për këtë keni arritë që të jeni gazetë  numër një në Republikën e Kosovës.Ishit një ndër mediat e pakëta të cilat që nga paslufta në Kosovë pra për 18 vite keni qenë të guximshëm me shkrimet e juaja duke shkruar si për të arriturat ashtu edhe për mangësitë e shoqërisë sonë në shtetin tonë që po e ndërtojmë.

 

 

“ Kryelajmi”: A keni për të shtuar diqka për lexuasit tanë e që nuk iu pyetëm?

 

z.Sokol Haliti: Jo nuk kamë qka të shtoj mee shume pos që përmes gazetës së juaj të gjitha qytetarëve  të komunës sonë ëtu uroj shendet dhe punë të suksesësshme!

 

 

 

You Might Also Like