Gjilan

Në Gjilan qeni Bred suprizon fëmijet e institucioneve parashkollore


Gjilan, 4 prill 2019 – Në Komunën e Gjilanit, në kuadër të sigurisë në bashkësi me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ICITAP-it, Policisë në Bashkësi dhe Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, janë vizituar dy çerdhet e Gjilanit, “Ardhmëria II” dhe ajo në lagjen “Dardania”, me protagonistin qenin Brad i cili ka cilësi terapeutike dhe zbuluese te fëmijët në moshën e hershme të tyre nga stresi dhe traumat.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve në këto aktivitete janë ndar të kënaqur, e posaçërisht fëmijët për të cilët vizita nëpër klasat e tyre nga një qen ishte një surprizë dhe interesim i veçantë.

Ky projekt ka bërë që fëmijët të kenë edhe rolin e policit në trafik, ku kanë ndaluar disa vetura në qarkullim dhe njëkohësisht kanë bërë që të njoftohen për rregullat e policisë dhe komunikimin e mirë me qytetarët në trafik.

Në kuadër të sigurisë në bashkësi, Komuna e Gjilanit me mekanizmat e saj, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet në nivelin lokal, falë edhe angazhimit maksimal që ka dhënë ICITAP-i dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, po punon në mënyrë permanente për promovimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime etnike fetare apo edhe dallime në moshë.

You Might Also Like