ARSIMI

14 vite pa profesor Ruzhdi Ismajlin i cili themeloi Shkollën e Mesme të Mjeksisë “Asllan Elezi”

 

 
Shkollës së Mesme të Mjeksisë “Asllan Elezi”, profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, me 4 prill të vitit 2005 ju nda nga jeta, duke lënë zbraztirë të madhe tek kolektivi i Shkollës e poashtu edhe tek nxënësit që aq shumë i deshti dhe sakrifikoi për mirëqenjën dhe përspektivën e tyre.
Kur të gjitha shkollat në Kosovë ishin mbyllur nga pushtuesi Serb e nxënësit ishin të detyruar të mësonin në shtëpija private e nëpër podrume të ndryshme, profesori trim dhe largpamës Ruzhdi Ismajli hapi Shkollën e Mesme të Mjeksisë “Asllan Elezi”, i cili plot 5 vite rresht e udhëheqi në mënyrë shembullore.
Profesor Ruzhdiu i cili kishte vizion të madh për qështjen kombëtare nuk ndalej në asnjë moment, ai me disa shokë të tij ishin nismëtarët e parë që formuan degën e LDK-së në Gjilan.
Ruzhdiu në asnjë moment nuk ndejti duarkryq, ai ishte i pakompromis kur ishte qështja e arsimimit të popullit, profesori hap edhe paralelet në qytetin e Dardanës (Kamenicë) e Vitis, për t’ju hapur shtigje të diturisë rinisë Kosovare.
Për këto aktivitete, profesori Ruzhdi shumë herë u thirr në biseda informative nga UDBA e pushtetit Serb, por ai asnjëherë nuk u tremb përkundrazi këto malltretime për të ishin edhe një inspirim edhe më i madh si në qështjen Kombëtare poashtu edhe puna për një jetë më të mirë për nxënësit e tij.
Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, i cili la gjurm të pashlyera që nga fëmirija e tij ishte dashuruar në atdheun e tij dhe tek rinia Kosovare, për një gjë të tillë ai ishte inspiruar nga babai i tij, Shukri Ismajli, i cili ishte një atdhetar i devotshëm i kauzës Shqiptare dhe kjo gjë e kishte shtyer që të studionte Gjuhën Shqipe që gjeneratat e reja ti edukonte në frymën atdhetare.
Ruzhdiu që nga viti 1980 mori ditarin në dorë duke u betuar se me tërë qenien e tij do të jetë në shërbim të atdheut dhe nxënsve që aq shumë i deshti.
Profesori e Intelektuali i papërsëritshmi, Ruzhdi Ismajli, ishte trim përballë politikës së Serbisë dhe ai kishte një synim, arsimimin e brezave të rinjë, ai punoi me plot zell e përkushtim, ai u sakrifikua me tërë qenien për të mirën e popullit të tij, ai kishte idealin për drejtësi e liri, ishte i pa epur, ishte i pasionuar pas dijës së brezave të rinjë.
Sot pas 14 vitesh profesor Ruzhdiu i mungon familjës që aq shumë e deshti, ishte baba shembullor, i dashur e i respektuar tek shoqëria e tij, ishte i sinqertë dhe një njeri me ndjeshmëri njerzore e kombëtare, ai iku duke lënë zbrastira të mëdha në cdo segment të jetës kur më së shumti kishim nevojë për të.
Profesor Ruzhdi Ismajli në këtë 14 vjetor nga ikja e tij e papritur në amshim, vendi i tij në Shkollë është i zbrazët dhe i pa kompenzushëm, por Shkolla
e Mesme e Mjeksisë “Asllan Elezi” dhe qytetarët e Gjilanit janë krenarë që kanë pasur një njeri cfarë ishte Ruzhdiu, ndërsa familjarët do të mburren me veprat e tija të Intelektualit.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, njeriut të papërsëritshëm profesorit të Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli.

You Might Also Like