Nga sot e deri më 15 qershor, ne në Anamoravë shënojmë ditët e lirisë.
Mirënjohje dhe falënderim pafund presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe luftëtarëve të lirisë në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari, e kolosët e kombit ndër vite, Idriz Seferin, Mulla Idriz Gjilanin e Agim Ramadanin, dhe të gjithë heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit.
Mirënjohës e falënderues përjetë aleatëve të Ibrahim Rugovës në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që na dolën në ndihmë në orët më të liga për shqiptarët e Kosovës!
Kosova e lirë për të gjithë, në luftë për paqe, për siguri juridike e atdhe të përbashkët!
Pikërisht sot, në lamtumirën e fundit, i bëjmë homazh kryeministrit të parë të Qeverisë në Ekzil e burrështetasit, dr. Bujar Bukushi.
Foto: 12 qershor 1999