Gjilan

Gjilani nis largimin deponive të egra

Gjilan, 16 prill 2020 – Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan ka filluar të enjten largimin e deponive të egra, për një  jetë më të shëndetshme të qytetarëve.

Ky aktivitet po realizohet krahas pastrimit të rrugëve, trotuareve dhe parqeve që është duke e bërë në vazhdimësi.

“Pastrimi i rrugëve, trotuareve dhe parqeve të Gjilanit është prioritet në këtë faze, sikurse edhe largimi i deponive të egra, organike, inerte. Me këtë rast, ju lutemi shumë që të mos parkoni veturat tuaja në trotuare dhe në vende publike sepse do të largohen nga organet kompetente për të liruar rrugët për motivin e pastrimit”, ka thënë kryetari i

Komunës, Lutfi Haziri.

You Might Also Like