Gjilan

U pensionua zyrtari komunal, Zija Ramadani

Sot është mbajtur ceremonia e pensionimit të zyrtarit komunal, Zija Ramadani.

Për nder të pensionimit dhe karrierës, në një ceremoni simbolike bashkë me kolegët e tjerë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndau mirënjohje për z. Ramadani dhe e falënderoi për punën e angazhimin shumëvjeçar në institucionin komunal.

Ndër të tjera, Hyseni i dëshiroi pensionim të shëndetshëm bashkë me familje.

You Might Also Like