Futboll

Në ndeshjen Prishtina – Gjilani vendosi fundi i ndeshjes

 

Gjilani ishte partner i barabartë me Prishtinën deri në fund të ndeshjes, por një penalti e dhënë për ekipin kryeqytetas u duk se ka vendosur këtë ndeshjen. Mirëpo ndodhi krejt ndryshe edhe atë në kohën shtesë.

Gjilani kishte më shumë goditje në drejtim të portës së Prishtinës, por lojtarët e saj nuk ia dolën të shënojnë dhe kjo dukej se do t’ përcjell në dy ndeshje rresht.

Mysafirët ishin më të rrezikshëm nga ndërprerjet, por pa i dalë që së paku të shënojnë një herë.

Në pjesën e dytë lojtarët e Prishtinës ishin më të rrezikshëm, por pa organizuar ndonjë sulm të mirë e në minutën 81 pas një ndërhyrje të Halilit në brendi, mbrojtësi kuq e bardhë u ndëshkua me karton të dytë të verdhë dhe u desh të largohet nga fusha e lojës. Gjyqtari Çaka vendosi që të shikoj se cfarë ndodhi dhe dha penalti për Prishtinën, të cilën në gol e konvertoi Krasniqi, që gjuajti në këndin e epërm të djathtë të Koliqit.

U duk se Gjilani do të pësoj humbjen e parë në këtë kampionat, por në minutën e gjashtë shtesë, pas një harkimi të brazilianit Torasa, Dabiqaj gjuajti me kokë në këndin e poshtëm të Halimit dhe barazoi për rezultatin përfundimtar 1 :1.

Prishtina – Gjilani 1 :1 (0 :0)

You Might Also Like