Gjilan

Në Pogragjë realizohet një projekt me rëndësi të veçantë, sidomos për sigurinë e fëmijëve që çdo ditë shkojnë në shkollë

Me kënaqësi ju njoftojmë se është realizuar projekti i dytë në vlerë prej 11.000 euro, i fituar nga OSBE dhe ambasada Norvegjeze;

Ky projekt është rezultat i angazhimit të përbashkët të Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP) të fshatit Pogragjë, ndaj meritat i takojnë këtij këshilli. Projekti i realizuar, i cili paraqitet edhe në fotografitë e bashkëngjitura, ka rëndësi të veçantë sidomos për sigurinë e fëmijëve që çdo ditë shkojnë në shkollë, duke ua bërë lëvizjen më të sigurt dhe më të mbrojtur.

Falënderojmë OSBE-në dhe ambasadën Norvegjeze për mbështetjen dhe financimin e projektit, Erduan Gjigolli, menaxherin e projektit, po ashtu, shprehim falënderim për Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe një falënderim të veçantë për Fidan Salihun për hartimin e projektit.

Anëtarët e Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP) të fshatit Pogragjë janë: Fatbardh Hajrizi, Avdil Islami, Arton Fetahu, Betim Ferizi, Samir Aliu, Valdrin Rashiti, Arsim Ferizi dhe Adem Ramadani.

Faleminderit të gjithëve për përkushtimin dhe punën në të mirë të komunitetit.

You Might Also Like