Këshilli i Pozharanit, në vazhdën e aksioneve vullnetare për të organizuar dhe shpërndarë ndihma familjeve në nevojë në këto ditë të Pandemisë, edhe sot ka organizuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet e qytezës së Pozharanit me që rast janë shpërndarë në çdo familje nga një pako me gjëra ushqimore dhe higjienike. Ilir Zuka, kryetar i Këshillit të Pozharanit, shprehet se edhe sot kemi organizuar aksion për ndarjen e ndihmave për familjet skamnore.
Sipas tij, këto pako ushqimore në vlera rreth 54 euro, ku janë përfshire artikuj ushqimor si miell, vaj, krip etj si dhe materjal higjenik, janë siguruar nga Fondi komunal i Vitisë duke shtuar se sot janë shpërndarë këto pako ushqimore për 45 familje të cilat janë përzgjedhur nw bashkëpunim me kryetarin e këshillit tw Pozharanit.
Në realizimin e këtij aksioni kanë ndihmuar edhe disa anëtarë të Këshillit të Pozharanit. Aziz Zuka