Futboll

Në Pozharan sot nisën punimet në ndërtimin e fushës ndihmëse  të Vllaznisë

Me investim të Komunës së Vitisë, sot në lagjen e “Muhaxherëve” në Pozharan, kanë filluar punimet në ndërtimin e Fushës ndihëmëse të futbollit. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, Administratori Pozheranit, Ilir Zuka dhe të tjerë kanë vizituar punimet e sapo nisura të ndërtimit të këtij stadiumi i cili pritet të jetë në shërbim të Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozharani dhe të lokaliteteve për rreth.

 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se Komuna e Vitisë, po krijon hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e disiplinave sportive duke potencuar se me këtë projekt po ndërtohet stadiumi i katërt në këtë komunë. Ai theksoi  se Pozharani, si lokalitet më I madhë I komunës I cili dita më ditë po merr pamje të një qyteze, meriton të këtë një stadium të mirë pasi që edhe KF “Vllaznia” e cila sivjet kremton 47 vjetorin e themelimit,  vazhdimisht ka treguar suksese të larta në sport, përkatësisht në futboll.

 

 

Kreu i kësaj komune bëri me dije se investimi në këtë stadium po bëhet me mjete vetanake të komunës së Vitisë.

 

E  Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, falënderoj kryetarin Haliti, për këtë projekt të rëndësishëm për Pozharanin dhe të gjithë sportdashësit e kësaj komune. Ai shprehu edhe falënderimet për këshilltarët e kuvendit komunal që kanë mbështetur këtë projekt.

Edhe  Ilir Zuka, Administrator i këtij I lokaliteti falënderoj kryetarin Haliti për investimet e shumta që janë bërë dhe po bëhen në Pozharan, në veçanti edhe për ndërtimin e këtij stadium.Punët në ndërtimin e kësaj fushe është duke I kryer Kompania “Euro Comerc” nga Vitia.

 

Punët në rivitalizim e stadiumit të Vllaznisë po zhvillohën me intensitet të shtuar

 

Përndryshe edhe përfaqësues të KF “Vllaznia” nga Pozherani ka mirëpritur ndërtimin e Fushës  ndihmëse dhe të stadiumit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan, ku për këtë të fundit ata kanë vizituar edhe punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e stadiumit por edhe punimet në ndërtimin e një objekti në të cili do të shërbej si zhveshtore dhe zyre për Klubin Futbollistik “Vllaznisë” Pozharan.

Punët në ndërtimin e Stadiumit të Vllaznisë tash e disa ditë janë në vlugun më të madhe dhe sipas operatorit që është duke kryer punimet janë në vlugun më të madhë dhe ata premtojnë se stadium do të jetë gati më së largu deri në në fund të muajit Shtator të këtij viti, kur edhe nis kampionati I ri futbollistik dhe pritet që Vllaznia më në fund pas tri vitesh të luanë në fushën e saj në Pozharan para tifozve të saj. Aziz Zuka

 

You Might Also Like