Futboll

Nuhiu: E kemi ditur se do të kemi një ndeshje të vështirë

Drita ka shënuar një fitore të vështirë me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “18 qershori” në Klinë, ku u përball me Dukagjinin vendas.

Pas ndeshjes, Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës ka thënë se e kishin të qartë se kjo do të ishte një ndeshje e vështirë, aq më tepër që Dukagjini kishte një seri të mirë të ndeshjeve. Nuhiu tha se i kishte përgatitur lojtarët për ndeshjen e sotme, ua kishte bërë me dije vështirësitë dhe se ata me përpikëri i kanë kryer detyrat.

“Për ne pushim nuk ka, ngase shumë shpejt do të përballemi me Prishtinën, kurse unë jam i lumtur për fitoren e shënuar dhe për këtë i përgëzoj të gjithë ata që dhanë kontribut”, ka thënë kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu./kryelajmi.com/.

You Might Also Like