Futboll

Elife Sherifi, zëdhënëse e FC Drita

 

 

FC Drita, në prag të stinorit vjeshtor në futboll, pos përforcimeve në fondin e lojtarëve, ka përforcuar me staf edhe pjesën tjetër të ekipit. Kështu, tash e tutje FC Drita do të jetë edhe më e hapur me media, ngase këtij klubi i është shtuar edhe Elife Sherifi, që do të jetë përgjegjëse për informim në këtë klub. Që në nismë kjo praktikë është treguar e suksesshme, ngase FC Drita ka shprehur gatishmërinë të jetë transparente me mediat e shkruara dhe ato elektronike, duke mbajtur konferenca të rregullta me gazetarë.

 

Ja postimi i plotë i Elife Sherifit në faqen e saj në facebook:

 

Përshëndetje miq,

Ketë vit do të jem pjesë e një familjeje të madhe, klubit të zemrës, të familjes dhe gjithë qytetit, FC DRITA.

Me kënaqësinë më të madhe do të kontribuojë si zëdhënëse për media, me profesionalizëm dhe përkushtim do të synojmë informimin e saktë të publikut për zhvillimet në klubin tonë.

Faleminderit kolegëve gazetarë për bashkëpunimin me Dritën dhe punë të mbarë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës, 2021/2022.

 

 

 

You Might Also Like