Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Kulturës, Behar Hyseni, kanë pritur në takim sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Bislim Bislimin.
Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për hartimin e projektit për rinovimin e stadiumit të qytetit.
Kryetari Rahimaj ka thënë se sporti në Kamenicë nuk ka pasur asnjëherë infrastrukturë më të mirë.
“Stadiumi i qytetit po rinovohet
Sot bashkë me sekretarin z.Bislim Bislimin, nga MKRS për stadiumin e qytetit.
Stadiumi i duhet qytetit e sportdashësve, por më së shumti, i duhet talentit dhe potencialit sportiv që kemi si Kamenicë.
Sporti në Kamenicë, asnjëherë nuk ka pasur infrastrukturë më të mire”, ka thënë Kryetari Rahimaj.