Viti

Nga 52 qytetarë vitias të infektuar deri me tani me COVID-19, 7 prej tyre janë shëruar

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka  diskutuar sot në  mbledhjen e rregullt rreth menaxhimit të situatës së krijuar në komunën e Vitisë, nga virusi pandemik COVID-19. Në këtë takim veq tjerash  u tha se deri me tani numri i të infektuarave në komunën e Vitisë ka shkuar në 52 , ndërkaq 7 prej tyre janë shëruar. Ndërkaq sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), mbrëmë kanë rezultuar pozitiv edhe 3 persona nga fshati Ramjan i Vitisë.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti theksoj se kjo komunë po vazhdon me masat parandaluese për mos përhapjen e këtij virusi si dezinfektime dhe klorifikime, por edhe po kujdesët për sigurimin pakove higjienike dhe ushqimore për qytetarët në nevojë. Ai gjithashtu ka kërkuar nga KKMSH që të mbahet kontakti me familjarët e të prekurave me COVID-19 dhe të shikohen nevojat e tyre. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, tha se ata po bashkëpunojnë ngushtë me inspekcionin komunal për të shikuar se a po respektohen rregullat gjatë kohës së pandemisë nga bizneset që veprojnë në Viti.

Ndërkaq Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, tha se   130 qytetarë të kësaj komune janë në mbikëqyrje dhe bëri me dije edhe numrin e të infektuarave sipas lokaliteteve. Sipas saj numri i të infektuarave është ky: Viti 13, Stubëll 12, Skifteraj 6, Pozheran 6, Ramjan11, Goshicë 3 dhe Smirë 3. Megjithatë KKMSH në Viti, kërkon nga qytetarët që të mbajnë distancën sociale dhe të respektojnë udhëzimet e ekspertëve.Aziz Zuka

You Might Also Like