Viti

Në fshatin Gjylekar të Vitisë në 24-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori Kenan Halimi

Në përvjetorin e 24 -vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Kenan Halimi sot përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, në krye me zv. Kryetarin Hasan Aliu, kanë bërë homazhe te varri i tij, në fshatin Gjylekar të Vitisë.
Këtyre homazheve u janë bashkangjitur edhe
përfaqësues të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Organizatës së Veteranëve të Luftës, përfaqësues të partive politike, bashkëluftëtarë, bashkëvendës e familjarë të dëshmorit.
Me këtë rast u vlerësua lart vepra dhe kontributi deri në flijimin e tij për liri. Ndërkaq pasi që shkolla e fshatit Gjylekar mbanë emrin e këtij dëshmori është mbajtur edhe një program shkollor për ditën e shkollës, ku një fjalë rasti mbajti edhe zv. kryetari I komunës Hasan Aliu.
Gjithashtu sot në orët e mbrëmjes pritet të mbahet edhe finalja e turneut tradicional në futboll të vogël “Kenan Halimi”.
Përndryshe Kenan Halimi ra dëshmor si pjesëtar i UÇK-së, në luftën e fundit më 13 Qershor 1999, në komunën e Suharekës.
Aziz Zuka

You Might Also Like