Më ngacmonte trupin me fjalët e tij, që zhbironin edhe lëkurën.
Edhe kur fliste, e shkrinte dritën e natës, e bënte gjumin e përjetshëm krahë njëri-tjetrit.
Aq ëmbël shihte kah unë, sakaq edhe dorën vinte mbi timen e më tregonte se si dukej trupi i tij…!
Pastaj fshija atë që kisha përpara, ngadalshëm…
E shijoja me majën e gjuhës…
Kësisoj, nën heshtje, shëtiste brenda meje!
Nga libri “Foton muzash”