Viti

Ngre shtat objekti i ri i Shkollës Fillore në Pozharan

Punët ndërtimore është duke i kryer me  përgjegjësi dhe me kualitet Ndërmarrja ndërtimore projektuese dhe e konsulencës “AREA” nga Hodonoci i Kamenicës

 

Nga :  AZIZ ZUKA

Që nga fundi i vitit 2016  ka filluar së ndërtuari i objekti i ri i Shkollës fillore në Pozharan, objekt ky më se i domosdoshëm për punën e kësaj shkolle sepse hëpërë objekti I vjëtër është në gjendje tejët të rëndë dhe sipas ekspertve paraqet rrezik për nxënës dhe pesronelin e kësaj shkolle.

 

Bazur në tenderin që kishte shpallur Ministria e Arsimit e Kosovës  punët në ndërtimin e kësaj shkolle i janë besuar Ndërmarrjës ndërtimore projektuese dhe e konsulencës “AREA” nga Hodonoci Kamenicës, një kompani me përvojë mbi 18 vjeqare  dhe padyshim është njëra ndër ndërmarrjët më së suksesëshme  dhe më serioze  në punën që bënë në Rajonin e Anamoravës, por edhe më gjërë.

Me punën dhe angazhimin e saj që po bënë, ajo po tregohet se është e përgjegjëshme në ato vendpunishte ku janë prezentë  të punësuarit e saj.

Gjatë vizitës që i bëmë vendpunishtës nga Kryepunëtori I kësaj kompanie që njëherit udhëheq me punët ndërtimore Bujar Morina, u njoftuam se punët intensive në realizimin e këtij projekti kishin nisë nga muaji Mars ,i vitit 2017 sepese deri ateherë komuna e Vitisë , nuk kishte lëshuar lejen e ndërtimit, dhe me të marrë lejen e duhur kemi filluar me punë intensive dhe kemi arritë që deri më tash jemi nga përfundimi I punëve të vrazhda dhe aktualisht jemi duke pragatit kryerjën e plakkës së katit të tretë .  Morina thotë se tani punët janë në vlugun më të madhë dhe aktualisht krahas punëve në ndarjën e mureve mbrenda ambientit të mbrendshëm jemi duke punuar edhe në fasadimin e mureve të mbrendëshme dhe për këtë qëllim Kompania ka angazhuar rreth 20 punëtor të professionave të duhuar për këto punë “thotë Morina.Ne po shpresojmë që objekti të jetë gati  në kohën e paraparë por kjo nuk varët vetëm nga ne por edhe nga kushtet atmosferike sepse atop o ndikojnë në ngadalsiimin e punëve.

Sipas informative që morrëm objekti i ri i shkollës në Pozharan  do të kushton mbi 1.5 milion euro, dhe është projekt tre vjeqar e ku gurthemeli për ndërtimin e këtij objekti është vënë nga fundi i muajit nëntor të vitit 2016, por që puna për të ndërtuar të njejtin ka nisë nga mesi I vitit 2017 e tani punët në ndërtimin e kësaj shkolle janë intensifikuar dhe ato janë duke u zhvilluaar me intensitet të lartë, ku për këtë qëllim aktualisht në përfundimin e punëve të vrazhda janë angazhuar rreth 20 punëtor nga ata ta pakualifikuar dhe ata që kanë kualifikime të mjeshterve.

 

Në fund të këtij shënimi për këtë Ndërmarrje shembullore në punën që po bënë të themi se punnëtorët e angazhuar janë të bindur se ky objekt i kësaj shkolle që është shumë i  rëndësishëm për nxënësit, prindërit dhe arsimtarët e këtij lokaliteti që ka mbi 1200 me rreth 8 mijë banorë  me rreth  1000 nxënës, të cilët aktualishtë mësojnë në një objekt shumë të vjetër, do të përfundon me kohë dhe sipas afatit të paraparë pra deri në fund të  vitit të ardhshëm.

You Might Also Like