Manifestimi tashmë tradiicional, i cili rrugëtimin e tij letrar e nisi që nga vjeshta e vitit 2010-të, i hap nesër solemnisht veprimtaritë e edicionit të gjashtëmbëdhjetë, me paraqitjen e botimeve të reja poetike, ku në fokus janë autorët e kësaj pjese të Kosovës Lindore me qendër Gjilanin, po edhe krijues të tjerë nga hapësira shqiptare dhe ajo botërore.
Organizatori i këtij manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe nikoqiri, Biblioteka “Fan S. Noli” , të cilët me vite i bashkërendisin veprimtaritë e këtij Manifestimi ( që kur kanë kaluar në objektin e ri), kanë përcaktuar rrjedhën (agjendën) e këtyre veprimtarive dhe përgjatë dy muajve e sa, gati çdo të shtunë, do të mirëpresin kriues të shumtë po edhe artdashës nga e gjithë hapësira shqiptare.
Hapja e edicionit të sivjemë nis me paraqitjen e botimeve të librave poetikë gjatë këtij viti nga shtëpitë botuese, “Beqir Musliu” (Gjilan) dhe “Rozafa (Prishtinë), editorët e të cilëve janë po nga Gjilani dhe natyrisht iu krijojnë hapësirë të dukshme edhe shkrimtarëve të kësaj ane, vit pas viti,
Nga shtëpia botuese “Rozafa”, këtë vit janë botuar librat e rinj të tre shkrimtarëve gjilanas:
Avdush Canaj – RRITESH PËR NJË PUTHJE ( poezi për fëmijë )
Ramadan Mehmeti: 77 POEZI PËR QYTETIN TIM dhe,
Sabit Rrustemi: SHPRUSH NËPËR DEJ
Këto dy të fundit, poezi për të rritur.
Një vështrim vlerësues për këta tre tituj poetikë do ta paraqes shkrimtari dhe studiuesi i rryer i letërsisë, z. Prend Buzhala.
Ndërsa poeti e kritiku u shquar i letrave shqipe, z. Nexhat Rexha, do të flas për shtatë titujt poetikë të botuar gjatë këtij viti nga shtëpia botuese, “Beqir Musliu”:
Muhamet Halili: KASAFORTA EROTIKE,
Hasan Muzli Selimi: SHTJELLA TË GURTA,
Din Mmehmeti: PSHERËTIMA DJEGAGURË (përzgjedhje poezish, me parathënie të shkrimtarit dhe studiuesit, prof.. dr. Anton Nikë Berishës)
Sherafedin Kadriu: KUR VDESIN NGJYRAT
YLLËSI POETIKE, përzgjedhje poetike nga 20 nobelistë, përkthyer prej Anton Paplekës e me parathënie të prof. Anton Nikë Berishës,
Anton Nikë Berisha, PRUSHI I BUKURISË, botimi i pestë brenda dhjetë vitesh
si dhe, Anton Papleka, ALFABETI I DHIMBJES,
Përveç vlerësimeve, do të ketë dhe deklamime nga poetja Linditë Ramushi Dushku si dhe krijuesja e re, Blinerë Hajdari.
Organizatori në këtë akt solemn, nga dy ekzemplarë prej secilit tiull do t’ia dhurojë Bibliotekës së qytetit, ndërsa çdo artdashës i pranishëm, si dhe herave tjera, do ta ketë nga një libër – dhuratë.