ARSIMI

Njëmbëdhjetë mësimdhënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” u trajnuan për Edukimin Medial

Njëmbëdhjetë mësimdhënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë marrë pjesë në trajnimin njëditor të mbajtur nga Organizata Action for Democratic Society (ADS) / hibrid.info, anëtare e UNESCO Media and Information Literacy Alliance, në trajnimin që kishte të bëjë me Edukimin Medial.

Ky program, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, synon t’u ofrojë mësimdhënësve, por  edhe nxënësve aftësi praktike, kritike dhe digjitale përmes trajnimeve interaktive dhe të strukturuara.

Fillimisht është bërë trajnimi I trajnerëve, në të cilin kanë marrë pjesë profesorët Selvete Sylejmani, Kimete Kamberi, Granit Mustafa, Sami Selishta, Enver Raxhepi, Islam Zuzaku, Enver Sadiku, Ardita Haziri Aliu, Bukurije Aliu, Shqipe Bllaca Krasniqi dhe Selami Haziri.

Trajnimi kishte të bëjë me përgatitjen e mësimdhënësve për mentorim dhe lehtësimin e procesit të të nxënit, kurse temat kryesore në të cilat është fokusuar trajnimi kishin të bëjnë me Identifikimin e keqinformimit dhe dezinformimit; Kuptimin e paragjykimeve mediatike dhe Përdorimin e përgjegjshëm të përmbajtjes digjitale./kryelajmi.com/.

You Might Also Like