ARSIMI

Të gjitha shkollat e komuës së Vitisë kanë siguruar drutë për ngrohje

Këto ditë kur temperaturat kanë rënë jeshëm Ndaj temperaturave, më të ndjeshëm janë nxënësit e shkollave, të cilët ndodhë që mos të koncentrohen në orët e mësimit kur qëndrojnë në ambiente të ftohta e pa ngrohje. Një situatë e tillë i shqetëson veçmas prindërit, të cilët brengosen për shëndetin e fëmijëve në ambientet ku mësojnë duke kërkuar nga organet përgjegjëse që shkollat mos të përballen me mungesën e ngrohjeve.

38 institucionet arsimore sa ka komuna e Vitisë, kanë ngrohje për zhvillimin komod të procesit mësimorë në këtë kohë kur moti në vend ka ndryshuar me rënien e temperaturave. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të komunës të cilët thonë thonë se deri më tani është siguruar ngrohja për të gjitha shkolla dhe për çerdhen e qytetit. Drejtori i Arsimit në Viti, Qahil Sinani, në një prononcim për PlusTv, tha se kanë siguruar 2.800 metra kub dru për sistemin e ngrohjes në të gjitha shkollat ku zhvillohet mësimi dhe se të gjitha pajisjet e ngrohjes janë funksionale.

Ai tha se Drejtoria e arsimit ka përfunduar fazën e furnizimit me lëndë djegëse ku kanë bërë furnizimin e shkollave me drunjë për ngrohjen e ambienteve shkollore për të zhvilluar mësimin.

Të njëjtën e pohon edhe drejtori i shkollës “Hysen Tërpeza”, Sahit Sahiti, në fshatin Tërpezë. Ai thotë se shkolla që ai drejton është me furnizuar me 120 metra dru për dimrin e sivjetshëm.

“Që nga e hëna e kaluar kemi filluar me përdorimin e sistemit të ngrohjes në shkollë. Mirëmbajtësi kujdeset që në mëgjes ngrohja funksionale për zhvillimin normal të orëve të mësimit si për nxënësi edhe për mësuesit”, tha Sahiti për Plus tv. Ndërkaq, i kontaktuar përmes telefonit edhe drejtori i shkollës “Dëshmorët e Lubishtës”, në fshatin Lubishtë, Ymer Mala, ka thënë se pas kërkesës që kanë bërë shkolla është furnizuar me dru dhe për dy paralelet, si ajo në fshatin Buzovik edhe në Podgorc.

” Tani që ka filluar moti i ftohtë klasat duken të ngrohta. Sivjet nuk kemi problem, atë sasi që kemi kërkuar nga drejtoria edhe na e kanë sjellë me kohë, për të tri shkolla kemi marr 150 metra drunj dhe ngrohja është në nivel në këto ditët kur moti ka ndryshuar e mëngjeset janë të ftohta, ” tha drejtori.Aziz Zuka

You Might Also Like