Futboll

Nxehet lufta për titull

Drita ka bërë një hap fals në luftën për titullin kampion, ngase një ndeshjen e luajtur ndaj konkurrentit të drejtpërdrejtë Ballkanit nga Suhareka ka pësuar në fushë të vet me rezultat 1:2.

Drita ka pësuar shumë herët, që në minutën 11  me golin e  Meriton Korenicës,  i cili pasi është shërbyer mirë në të majtë nga afërsia ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të portierit Smakiqi. Ballkani shumë lehtë ka mundur që të shtojë epërsinë, por Korenica nga afërsia nuk ka qëlluar portën.

Mirëpo në minutën 44, pas një aksioni të organizuar mirë nga Ovuoka e Blakqori, Muharrem Jashari ka gjuajtur bukur, portieri Frashëri dëboi topin me këmbë, por deri në shtyllë dhe nga shtylla e majtë topi u fut në rrjetë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Në pjesën e dytë Drita ishte ekip më i mirë, pati më shumë raste për të shënuar, por që në fund të ndeshjes ka pësuar nga një gjuajtje këndi. Pas harkimit nga e djathta, në brendi më së larti është shkëputur Lumbardh Dellova, që me kokë ka shënuar për rezultatin përfundimtar Drita – Ballkani 1:2.

Tash, Drita dhe Ballkani janë me pikë të barabarta dhe kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund. Në rast të pikëve të barabarta në fund, Drita do të shpallej kampion, ngase në ndeshjet e drejtprëdrejta ishin më të mirë se Ballkani./kryelajmi.com/.

You Might Also Like