Futboll

Gjilani edhe nga Prishtina kthehet i pamposhtur

Gjilani ka nxjerrë një pikë në ballafaqim me Prishtinën, në ndeshjen e luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ekipi bardh e kuq ka bërë një ndeshje të madhe dhe tejet të mençur, duke dalë që t’a nxjerrë një pikë, e cila i shërben shumë në luftë për vendin e tretë që dërgon në garat e UEFA Conference League. Ndeshja është mbyllur me rezultat të bardhë 0:0.

Të dy ekipet patën raste të mira shënimi, por portat mbetën të paprekura. Duhet cekur se Gjilani një pjesë të konsiderueshme të ndeshjes e ka zhvilluar me një lojtar më pak në fushë, pasi lojtari i Gjilanit pas dy kartonëve të verdhë është ndëshkuar me karton të kuq.

Duhet veçuar angazhimin e madh të lojtarëve të Gjilanit, të cilët tash e sa ndeshje nuk dijnë për humbje në Superligë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like