Futboll

Thaçi: Ja çfarë na penalizoi në ndeshjen me Gjilanin

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, e ka vlerësuar lartë skuadrën e Gjilanit, por ka thënë se ishte kartoni i kuq që e penalizoi skuadrën që ai drejton.

‘Me Gjilanin edhe me forca të barabarta është e vështirë të ballafaqohesh. Ishim mirë deri kur lojtari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Mungesat që i patëm erdhën në shprehje në pjesën e dytë. Kuptohet që minutat sa më shumë që kalonin, dominimi shtohej nga Gjilani. Kemi disa ndeshje që pësojmë gola në të njëjtën mënyrë por e uroj Gjilanin për fitore’, tha Thaqi për artsport.

You Might Also Like